Meta gati të ndryshojë datën e zgjedhjeve, Balla: 30 Qershorin nuk e luan as topi

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se është gati që të rishikojë datën e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga shumica. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë takimeve në Belsh dhe Cërrik është shprehur se 30 Qershori është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi.

"Zgjedhjet në 30 Qershor do të zhvillohen. Nuk mund t’i zgjasim mandatin kryetarëve asnjë ditë të vetme. Në 1 korrik, Altin Toska i Cerrikut, ashtu si të gjithë kryetarët e tjerë, nuk mund të firmosë as ndihmën ekonomike. Po ashtu as Këshilli Bashkiak nuk mund të mblidhet në 1 Korrik, sepse Kushtetuta e përcakton 4 vjet mandatin e organeve të qeverisjes vendore. Mandati ka përfunduar në 30 Qershor, thotë Kushtetuta, kështu që do apo s’do Lulzim Basha, në datë 1 Korrik të gjithë kryetarët e rinj të bashkive do shkojnë në zyrën e kryetarit të bashkisë. Këtë nuk e luan as topi" tha ai.

Balla tha gjithashtu gjatë fjalës së tij se opozita sa herë është në prag të humbjes, bojkoton zgjedhjet dhe kjo nuk është eksperienca e saj e parë.

“Ne nuk e kemi për herë të parë që PD nuk merr pjesë në zgjedhje.  PD bojkotoi referendumin e Kushtetutës 20 vite më parë. Raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në vitin 2000, e bojkotuan në 2/3 e njësive administrative, sepse e dinin që nuk fitonin. “Si i bëhet? Zgjedhjet të bëhen kur të jetë gati Luli? Po sikur Luli të mos bëhet asnjëherë gati?.  Askush nuk mund të cënojë procesin zgjedhor dhe për këtë kodi është i qartë. Ftoj qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Duhet të jetë e qartë se nuk ka shans askush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë në votime; të pengojë, qoftë për një minut të vetëm zhvillimin normal të procesit zgjedhor. Për fat të mirë, së bashku me PD, vite më parë kemi ndryshuar Kodin Penal dhe procesi zgjedhor ka imunitet, nuk mund të preket, sepse kjo buron nga sovraniteti i popullit” përfundoi Balla.

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se është gati që të rishikojë dekretin për të ndryshuar datën e zgjedhjeve në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike. Meta u shpreh gjithashtu se është i gatshëm të lërë mandatin, nëse u jepet qytetarëve e drejta e zgjedhjes së Presidentit me votë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UN FEN TI PI: 24/05/2019 16:48

    O para laçi ti je analfabet ti je kok pa lar o zagar. A ke buk me ngrën ? ? ? Po s'pate shko nesër të protestosh se të jep shal ngjitmi një sufllaqe o analfabet komplet Ilet.

    Përgjigju
  • Para Laci: 24/05/2019 14:59

    Po' ik o ligen se nuk te pyet kusht ty

    Përgjigju
    • Vlora: 24/05/2019 16:03

      Para Laci para Laci .... !! Ti spyet ate qe te ka bere koken jo Ballen a te qifja udhet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë