KQZ vijon punën, merren në mbrojtje nga Garda katër anëtarët e KQZ-së që injoruan Metën

TIRANE-Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga shumica, që injoruan dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit duke vijuar normalisht punën edhe në mbledhjen e sotme, janë marrë në mbrojtje nga Garda e Republikës.

Gazetarja e Report Tv Esiona Konomi raporton se katër anëtarët janë marrë në mbrojtje pas kërkesës që vetë ata i kanë bërë Ministrisë së Brendshme pas situatës së re që u vendosën në qendër të kritikave.

Prej ditës së djeshme n/ kryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri ruhen nga punonjësit e Gardës. Garda i ka ofruar mbrojtje edhe kryetarit të KQZ, Klement Zguri i cili, edhe pse nuk e ka kërkuar e ka pranuar.

4 anëtarët e KQZ që janë marrë në mbrojtje

Pavarësisht se Presidenti Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit duke i shtyrë pa afat dhe palët janë të ndara në ekstrem, KQZ vijoi normalisht punën edhe sot. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri në mbledhjen e kaluar, u largua në mënyrë demonstrative duke deklaruar se nuk mund të vijojnë përgatitjet, pasi institucioni që ai drejton, sipas tij duhet ti bindet dekretit të Presidentit.

Por katër anëtarët e PS-së vijuan normalisht mbledhjen e kaluar dhe sot e thirrën sërish në 13:00 duke miratuar rendin e ditës për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Sot mbledhjen e drejtori n/ kryetari Biba në mungesë të Klement Zgurit. "Në mungesë të kryetarit, mbledhjen e drejtoj unë" deklaroi ai, duke vijuar më pas me rendin e ditës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të rrëzojë vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, por edhe në mbledhjen e sotme, ashtu si para pak ditësh anëtarët e shumicës nuk e hodhën në votim për ta rrëzuar, por e injoruan duke vijuar normalisht punën.

Burime për gazetaren e Report Tv Esiona Konomi thanë se në ditët në vijim njëra nga 36 partitë pjesëmarrëse në zgjedhje të dërgojë në Kolegj një nga vendimet që KQZ-ja ka marrë me katër anëtarë pas vendimit të Metës për të anuluar zgjedhjet në mënyrë që të vlerësojë  nëse dekreti është i vlefshëm apo KQZ-ja duhet të vijojë normalisht punën.

Partia Socialiste vijon fushatën dhe shprehet e vendosur se në datë 30 qershor do të ketë zgjedhje, por opozita thotë se do t'i bllokojë përmes strukturës së re që urdhëroi të ngrihet në cdo degë të PD-së në rrethe. Presidenti nis sot pasdite konsultimet për datën e re të zgjedhjeve.

Rendi i ditës që miratoi sot KQZ-ja
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

1.    “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

2.    “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

3.    ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

4.    “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

5.    “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 12/06/2019 17:42

    O vasil tymi te ka dal ty po prit edhe Pak se pritet flak me von.O LEGEN te jesh i mencur e kishe ber inditron me kohe.Kjo do te tho qe qenka loqe fare o debil

    Përgjigju
  • Roial: 12/06/2019 16:30

    Duket populli nga komentet qe shkruan , qe nuk eshte

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 12/06/2019 16:10

    Klement Zguri duhet te kish dhene doreheqjen qe pas zgjedhjeve te 2017.Ne ate vend u katapultua me marveshjen e 17 Majit,jo me procedure normale ligjore per mandatim,por me marveshje lemoshe politike.vendi ligjerisht i takonte ish kryetarit qe i liroi kolltukun.

    Përgjigju
  • Populli: 12/06/2019 13:40

    Ore kaq budallenj jeni ju qe kundershtoni nje urdher te presidentit. Rruge e mbare ju qofte kur te vij momenti i shperdorimit te detyres burgu po ju pret.JU NUK JENI GJYKATE QE TE VENDOSNI ME PO OSE JO.

    Përgjigju
    • Tiku: 12/06/2019 15:12

      Presidenti ka gabuar dhe deren e burgut do e shoh ai i pari se ka vjedhur dhe nuk ka deklariar pasurine .Shtepine qe ka ne san marino pse nuk e ka deklaruar?

    • Shqipja: 12/06/2019 14:11

      O Populli te kujtoj se ndoshta nuk e di qe Shqiperia eshte nje republike parlamentare e jo prezidenciale.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI