Meta i jep 'kauzë' opozitës: Rrëzojmë grushtin e shtetit!...Presidenti do e luftojë me dekrete, Basha me qytetarë

Meta i jep 'kauzë' opozitës: Rrëzojmë grushtin e shtetit!...Presidenti do e luftojë me dekrete, Basha me qytetarë

Ilir Meta dhe Lulzim Basha

TIRANË - Presidenti Ilir Meta po trazon sërish ujërat e politikës shqiptare, ku këta radhë idenë e një grushti shteti, vendosi ta përhapë në radhët e opozitës jashëparlamentare përmes liderit demokrat Lulzim Basha, të cilin paraditen e sotme e ftoi në një takim në presidencë. E menjëherë, kryetari i Partisë Demokratike, mblodhi aleatët për të tejçuar "porosinë" e presidentit: Të informojë drejtuesit e partive të tjera opozitare, mes të cilave edhe forcën politike që drejton bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, LSI-në, se duhet bërë çdo gjë "për të ndaluar dhe për të shpartalluar përpjekjen e mazhorancës për grusht shteti, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton". Me të njëjtën gjuhë si Meta foli Basha pas takimit në selinë blu me aleatët, kur akuzoi qeverinë se po bën grusht shteti.  Por pika që i ndan, është se si do ta luftojnë këtë grusht shteti. Meta thotë se do ta 'shpartallojë me përgjigje shembullore përmes dekreteve' , ndërsa Basha me mjete demokratike (duke përjashtuar mundësinë e rikthimit të protestave), përmes dëgjimit dhe bashkimit të qytetarëve në një zë. 

Për të dy, "grushti i shtetit" nuk është i formës me tanke e ushtri, por me tentativat e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese. 

"Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Edi Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur dhe liruar kriminelët, me të cilët ka marrë pushtetin. Ky është, ashtu siç e cilëson edhe Presidenti i Republikës një grusht i pastër institucional, një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me të vërtetë me ushtri dhe me tanke, por bëhet me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë", tha Basha.

Thirrjen për ndryshim lideri i opozitës së bashkuar e drejtoi ndaj shqiptarëve,

"Do të marrim çdo vendim si opozitë, duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, Kushtetutën, të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare", tha kreu i PD-së.

Por a është kjo thirrje për protestë, apo për shpërndarje të parlamentit?

Për Bashën, parlamenti aktual është ilegjitim, zgjidhja sipas tij vjen përmes një rotacioni të pashmangshëm- siç ai tha - për të sjellë në pushtet opozitën e bashkuar që Basha e quan mazhorancë morale.

"Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve", tha Basha.

Zgjedhjet, lideri demokrat i sheh të ndodhin pas miratimit me konsensus të reformës zgjedhore, që me uljen në tryezë të palëve pritet të miratohet me konsensus brenda 15 marsit.

Por a është e njëjta përgjigje reagimi mes Bashës e Metës? Kryedemokrati flet për angazhimin e qytetarëve në disa rrafshe, ku asnjëri nuk flet për protesta, dhunë, apo "shpartallime".

"Ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj ata dhe pas kësaj do të shpalosim ofertën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Ia kam thënë para një muaji, po ia përsëris: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit, për hir të këtyre familjarëve, fëmijëve të tyre, duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rotacion pas rotacioni. Do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Por bashkimi ynë do të jetë i madh. Do të jetë i pandalshëm. Do t’i tregojë vendin secilit prej asaj duzine të qelbur hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë se me makinacione dhe me paratë e krimit do të ndalin rotacionin", u shpreh Basha.

Meta tha se do ta shpartallojë grushtin e shtetit përmes dekreteve, dhe shpreh besimin se parlamentin do ta shpërndajë vetë populli.

"Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar", bëri të ditur zëdhënësi i presidencës, Tedi Blushi.  

Për mazhorancën, shpërndarja e parlamentit do të ishte atentat ndaj Kushtetutës, siç u shpreh sot nga Korça, Ulsi Manja, kreu i Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo 'luftë' e re politike mes Metës dhe mazhorancës nisi pas miratimit nga Kuvendi të ligjit që i heq presidentit kompetencën e betimit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 19/02/2020 09:40

    Ju rrenuesite e vlerave kombetare ,shteterore e njerezore shqiptare, andej e kendej Drini. Pse ju opozitaret e ngarkuar me urrejtje shpirterore,keni humbur durimin nga nervozizmi,se pari qe keni humbur besimin e sovranit,tani keni humbur shpersen e rikthimit te kaosit,varfrimit te shqiptareve dhe tregut-Lazaratit te droges qe kishit,po tmerroheni nga friga e perjgegjesise para te drejtes per krimet e kryera,Per te gjitha shprese te veteme keni militantet qe po ju zvogelohen dita dites, dhe deliri I juaj politik e kombetar.Me se fundmi ju tmerroi Konferenca e Donatoreve,Ju cmendi 1.15miliardeshi per Shqipatret dhe Shqiperine.Pse nukm kerkorkoni aferim e bashkpunim nder shqiptare,po percarje,Psejeni kaq antishqiptare?!!Pse kaq shume jeni ziliqar e shpifes ndaj shqiptareve Shqiperise dhe personave te dshmuar per shtetin dhe kombin ne dy anet e Drinit?!!Pse urreni shqiptaret qe kontribuan per lirine e shqiptareve dhe çlirimin e vendit andej e kendej Drini?!!Pse jeni hipokrit-mizeviraper persona qe flasin,shkruajne dhe veprojne drejte per Shqiperine dhe shqiptaret pergjithsisht?!!Pse jeni te ketij nivele tmerrues dhe ndihmoni vetem te k eqen per Shqiperine dhe shqiptaret?!!Shqiperia e shqiptareve, Atdheu mbi te gjitha.

    Përgjigju
  • edi: 19/02/2020 00:25

    Wow palacot besethyesit dhe bastarder e Kombit e Shqipetareve Hey ju degjojme se Populli do ju heqe si pozite dhe gjoja sdoni por e Imagjinoni,kur fleni qe te ju thirrin Agallaret e Kombit ,Qe erdhet Breke-grisir e Era -Pec ,bashke me Corapet e kuqe Komuniste dhe u bete Milionere me Gjakun Besen dhe Votat e Shqipetareve Shqipetaret jane Besnike dhe Patriote ,Por ju bastardet Komuniste i shitet i denegruat dhe tradhetuat duke i lene ne rruge te madhe Shqipetaret ju ndihmuan ,se jane Burre por jo Kurva si ju qe lyheni dhe shgerryheni me Shtepia Luksoze dhe miliona Euro bashke me Floririn e Krrabes Mos kujtoni se jane Budallenj, Dine Rrespektin por dine qe tju hedhin trute ne Ere nese i tradheton Ate bete ju dhe i thirrni per ndihme Mos luaj me Zjarrin mos i afroni me me lajka se do ta paguani . Ju kane lene ne dore te SPAK-ut dhe Drejtesise MORRAT E KOMBIT

    Përgjigju
  • Mire mire: 18/02/2020 23:18

    Po pakon e brisqeve kush do e mbaje?

    Përgjigju
  • Hajduti: 18/02/2020 21:55

    Ri o mavri se do ngrihet ai populli tjeter ai i urt i i qefi i kulturuar i mencuri shumica te te zbythet nga zyra qelbesire ptuuuuuuuu i cmendur

    Përgjigju
  • ERP: 18/02/2020 20:58

    O hajdut. Do ja hash te gjithe Edi Rames. Mund te kete 100 difekte por eshte ne anen e duhur te historise. Ti do shkosh ne burg o vemje

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 18/02/2020 20:56

    Do ta luftoje Basha me 5 veta ne Instagram, populli me zor pret qe t'ju shohe ne Rec keta akoma te ura. Mos beni lufte me mullinjte e eres po dorezoni placken e vjedhur dhe shkoni para drejtesise.

    Përgjigju
  • populli: 18/02/2020 20:22

    nuk do me rotacion populli o plehera......populli do shembjen edhe zhdukjen tuaj njehere e pergjithmone

    Përgjigju
  • Erik: 18/02/2020 19:49

    Luli #potedegjoj. Po s'mban dot qeni breke o Lul te mbash ti. Aq e kishe "sherbetin dhe mjaltin" sa nje dremitje dreke. Ne rreth te kuq nderkombetar jeni, vetem mbetet t'ju shkrehet arma diplomatike ne balle. Provoje dhe njehere se nje fryme do te rrokullisesh gremines.

    Përgjigju
  • BUBURECAT PO LËVROJN: 18/02/2020 19:49

    O like floriri ska Zot që të shpëton o like jo më lyli që është i mbytur për vete. Kush e ka vjedhur e kush e ka vrar ktë popull do paguaj s'ka shanc. Prandaj o like bubureci m9s u kap mbas leshterikve se i mbytur je.

    Përgjigju
  • XXX: 18/02/2020 19:47

    Hani mut hani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)