Paralajmëroi ta kallëzojë në SPAK, Gjonaj i përgjigjet Metës: Ti ke në dorë vetëm dorëheqjen tënde

Paralajmëroi ta kallëzojë në SPAK, Gjonaj i përgjigjet Metës: Ti ke në dorë vetëm dorëheqjen tënde

TIRANË - Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu përgjigj presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit tha se do ta kallëzojë penalisht në SPAK. Marrëzi të radhës e quan ministrja reagimin e kreut të shtetit, teksa shprehet e gatshme për t'u përgjigjur para Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërsa referuar faktit që Meta tha se e ka humbur besimin e tij si ministre dhe duhet të japë dorëheqjen, Gjonaj tha se "Presidenti ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij".

"E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër", shkruan Gjonaj në rrjetet sociale. 

Meta paralajmëroi të kallëzojë në SPAK ministren Gjonaj, pasi tha se është ajo që ka kërkuar botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë për pikëzimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese ku Arta Vorpsi radhitej e para. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O teu: 21/02/2020 17:41

    Ministre vendos nje monitor nebulevard dhe shfaq 24 ore CD e te ndjerit Dritan Prifti per bllokun e ketij carpresident

    Përgjigju
  • ERP: 21/02/2020 17:23

    Vazhdo punen zonje, e vetmja gje qe kerkohet nga ju eshte s’k kthim mbrapa. Mjafton te shikosh surreterit e tyre te urryer to kuptosh se kush eshte ne drejten

    Përgjigju
  • Populli: 21/02/2020 16:01

    Kjo ministja se njeh shenjen e pikesimit Pike qe vendos Pikepresje ne vend te saj?

    Përgjigju
  • Zana: 21/02/2020 15:18

    O meta O HAJVAN ,,,ETILDES TIA RRUASH ,,SE ESHTE ALAMET FEMRE...HIQ NGA PUNA ATE SHARABAJGEN QE KE NE SHTEPI......

    Përgjigju
    • Arber: 21/02/2020 20:33

      Ministria te paska trembur shum o presilesh .Po ti e mban veten per burre Skrapari dhe ke deklaruar qe e ke kusherire .Te paska hyr lepuri keq o derezi qe meresh me grate .Po iko i shuar se na degjenerove o delenxhi po c'President leshi je kur te bekan tetshin te gjith iko futja vetes .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet