Meta i kërkon opinion Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses: Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave të Presidentit

Meta i kërkon opinion Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses: Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave të Presidentit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias “Për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas Metës nuk është bërë asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias. sipas zyrës së shtypit të Presidentit, Meta i ka dërguar informacion të plotë Komisionit të Venecias si dhe një listë pyetjesh që qartësojnë kushtetueshmërin e veprimeve. Në faqën zyrtare, kreu i shtetit ka publikuar letrën drejtuar “Venecias", ndërsa thekson se Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit.

Në letrën e tij presidenti Meta hedh akuza duke thënë se institucioni kryesor i keqzbatimit të reformës në drejtësi është pikërisht Kuvendi, ku sipas tij tashmë është mono-partiak.

"Nëse rekomandimet e Komisionit të Venecias, kyç në arritjen e konsensusit unanim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në vitin 2016, do të ishin zbatuar me përpikmëri, atëherë vendi nuk do të gjendej sot përpara kësaj krize sui generis. Është për të ardhur keq që institucioni kryesor i keqzbatimit të reformës në drejtësi është pikërisht Kuvendi, tashmë mono-partiak” thuhet në letër.

Sipas Metës me 30 dhjetor Komisioni hetimor për të i është drejtuar me 30 dhjetor sërish Komisionit të Venecias, ku sipas tij kjo ka ardhur me qëllim nga Kuvendi që tenton mbulimin e vendimit për hskarkimin e Presidentit nën siglën e Komisionit të Venecias si dhe kapjen politike edhe të Gjykatës Kushtetuese.

"Vetëm dy muaj pas Opinionit të Komisionit të Venecias, Kuvendi i drejtohet sërish Komisionit më 30 dhjetor 2019 për një tjetër opinion. Qëllimi i pafshehur i Kuvendit është të tentojë sërish mbulimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit nën siglën e Komisionit të Venecias, dhe kapjen politike edhe të Gjykatës Kushtetuese. Mungesa e bashkëpunimit nga Kuvendi i Shqipërisë me Presidentin e Republikës në këtë proces, është evidente dhe e mirëdokumentuar. Institucioni i Presidentit të Republikës është njohur lidhur me kërkesën që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë i ka përcjellë Komisionit të Venecias vetëm përmes medias. Nga shqyrtimi i përmbajtjes së kësaj kërkese, konstatohet parashtrimi i njëanshëm i fakteve dhe rrethanave nga Kuvendi. Të dhënat thelbësisht të shtrembëruara dhe pyetjet vetë sugjeruese të Kuvendit orientojnë një lexim të gënjeshtërt të situatës”, vijon më tej letra.

Pyetjet e Metës:

Përse kërkoi Venecia përcaktimin në Kushtetutë dhe ligj të radhës së emërimeve?

Mosrespektimi i radhës a përbën shkelje të gërmës së Kushtetutës?

Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një institucion të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?

Presidenti kërkoi vazhdimisht bashkëpunim dhe zbatim të Kushtetutës! Mazhoranca refuzoi bashkëpunimin dhe çoi deri në fund skenarin e saj. Kuvendi tentoi rrëmbimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit me qëllim kapjen e Gjykatës Kushtetuese! Kur Qeveria, Kuvendi, të gjitha Bashkitë, Këshillat Bashkiakë dhe thuajse të gjitha institucionet e pavarura, janë në duart e një partie të vetme: a i shërben kapja e Gjykatës Kushtetuese interesit politik për t’iu shmangur kontrollit dhe llogaridhënies?

Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit dhe balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit!"

Më parë më 30 dhjetor Kuvendi i kërkon opinion Komisionit të Venecias përmes një letre ku parashtron disa pyetje për të shprehur, lidhur me kushtetueshmërinë e veprimeve të presidentit Ilir Meta për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuse. Një ndër çështjet e trajtuar në letër është rasti i Arta Vorpsit. Kuvendi pyeti Venecian se a mundet presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit për një anëtare të Gjykatës Kushtetuse të zgjedhur nga organe kushtetuse sipas ligjeve në fuqi.  Në letër thuhet se më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit” të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe “afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij”. Ndërsa komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit, ka lindur nevoja të kërkohet mendimi i specializuar në lidhje me disa çështje mbi sa parashtrohet më sipër.

Presidenti Ilir Meta futi në nëntor në në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi para përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit Ilir Meta për t'u shprehur mbi listën e propozuar nga KED.

Pas përfundimit të afatit, Vorpsi e cila kryesonte listën e pikëzuar u shpall gjyqtare e Kushtetueses por për të nisur detyrën do duhet të betohet para presidentit i cili u shpreh qartë ditën e djeshme se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për të. Meta tha se KED nuk mund t'i vendosë afate presidentit, duke e quajtur kreun e saj Ardian Dvorani mafioz dhe të përdorur politikisht.

( Kliko këtu ) Letra e plote e Metës drejtuar 'Venecias'

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SPAKU: 23/01/2020 16:29

    Burg do shkosh grua e burrit Monik

    Përgjigju
  • I tej: 23/01/2020 16:18

    E cove bllokun ne Venecio e kokelop Skrapari?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale