Meta merr pjesë në ceremoninë e 32 vjetori të PD-së në Vlorë! Berisha: Kemi qëllim fitoren në zgjedhje dhe përmbysjen e monizmit

Meta merr pjesë në ceremoninë e 32 vjetori të PD-së në Vlorë! Berisha: Kemi qëllim fitoren në zgjedhje dhe përmbysjen e monizmit

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e sotme i pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të krijimit të PD-së në Vorë ku tha se qëllimi i lëvizjes së nisur është fitorja e zgjedhjeve lokale dhe më pas rrëzimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Teksa akuzoi Ramën për korrupsion të ish agjentit të FBI-së, Berisha tha se me nënshkrimin e marrëveshjes ditën e sotme për Portin e Durrësit, shqiptarëve u është grabitur prona publike më e çmuar.

“Nuk mund të pranojmë qeverisjen nga një kryeministër i cili me firmën që vendosi sot u grabit shqiptarëve pronën publike më të çmuar që kanë, Portin e Durrësit.  Nuk mundet të pranojmë një kryeministër i cili në një urrejtje të fshehur ndaj armiqëve të pushtetit të etërve të tij i lejon vetes të korruptojë një ndër njerëzit më të rëndësishëm në botë për sigurinë e SHBA-ve. Ta përdorë atë si killer për opozitën. Nuk mundet ne që ta pranojmë këtë situatë, ndaj jemi këtu për t’u zotuar në një lëvizje të fuqishme që do ketë dy synime. Fitoren e opozitës dhe mos harroni idealet tuaja, guximi juaj, është uragani i vërtetë për ngrehinën e kalbësirës që kemi përpara. Objektivi i dytë është përmbysja e monizmit, Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti”-tha Berisha.

I pranishëm në ceremoninë e 32 vjetorit të krijimit të PD-së në Vorë ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u shpreh i sigurt për fitoren e Indrit Hoxhës në krye të kësaj bashkie në 14 maj, ndërsa tha se përballë opozitës nuk qëndron një parti por një sekt.  

“Sa i takon kryetarit të ardhshëm, Indrit Hoxha jam i sigurt se do bëjë një punë të jashtëzakonshme. Kam frikë se do detyrohemi të marrim lejen e vendbanimit këtu në Vorë. Mbështetjen më të pakufijshme për fitoren e 14 majit, përballë nuk kemi një parti por një sekt të cilin do ta dërrmojmë me uraganin mbarë popullor”-tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:31
Berisha në 32 vjetorin e krijimit të PD në Vorë: Lëvizja jonë ka 2 qëllime, fitoren e zgjedhjeve lokale dhe rrëzimin e Ramës nga pushteti

Ish kryeministri, Sali Berisha bëri thirrje që qytetarët të organizohen në protesta për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga pushteti. Teksa foli në ceremoninë e 32 vjetorit të krijimit të PD-së në Vorë, Berisha tha se lëvizja e opozitës ka dy qëllime, fitoren në zgjedhjet lokale dhe më pas rrëzimin e qeverisë.

“Nuk mund të pranojmë qeverisjen nga një kryeministër i cili me firmën që vendosi sot u grabit shqiptarëve pronën publike më të çmuar që kanë, Portin e Durrësit.  Nuk mundet të pranojmë një kryeministër i cili në një urrejtje të fshehur ndaj armiqëve të pushtetit të etërve të tij i lejon vetes të korruptojë një ndër njerëzit më të rëndësishëm në botë për sigurinë e SHBA-ve. Ta përdorë atë si killer për opozitën. Nuk mundet ne që ta pranojmë këtë situatë, ndaj jemi këtu për t’u zotuar në një lëvizje të fuqishme që do ketë dy synime. Fitoren e opozitës dhe mos harroni idealet tuaja, guximi juaj, është uragani i vërtetë për ngrehinën e kalbësirës që kemi përpara. Objektivi i dytë është përmbysja e monizmit, Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti”-tha Berisha.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 30/01/2023 20:50

    Jo mor Sali jo.ti ke vetem nje qellim vetem ti shpetosh burgut.te tjerat Jane brockulla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, italiani me 12 veta në makinë shkakton aksident, tenton të ikë por e ndalojnë banorët

Pogradec, italiani me 12 veta në makinë shkakton aksident, tenton të ikë por e ndalojnë banorët