Meta i rikthehet kërcënimeve për shpërndarjen e parlamentit: Zëri i popullit, zëri i Zotit! Ora e përballjes po afron

Moment nga tubimi i 2 marsit, ky qytetarët i bënin thirrje Metës të shpërndajë parlamentin

TIRANW- Përmes një video të protestës së 2 Marsit, Ilir Meta ka kërcenuar përseri më shpërndarje të parlamentit dhe në shënimin poshtë saj shkruan “Ora e përballjes po afron”. Dita ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë e gjen Shqipërinë sipas Presidentit Ilit Meta në një gjendje tepër të rëndë ekonomike. Por sipas Metës, përshkallëzimi i krizës së rëndë politike e institucionale, sidomos pas shkeljes së marrëveshjes së 5 Qershorit do ta përkeqësojnë situatën ekonomike, shtuar këtu edhe pandeminë.

“Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë",  shkruan Meta.

Presidenti shton se varfëria nuk zgjidhet me propagandë apo me statistika nga televizori. Sipas tij është koha për të vepruar për të arritur drejtësinë sociale të munguar.“Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit”, përfundon Meta.

Postimi i plotë
Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve të organizatave të huaja prestigjoze. Banka Botërore në konkluzionet e fundit vjetore e rendit vendin tonë me recesionin më të lartë në rajon, me një rënie të madhe ekonomike që parashikohet nga - 8% në -9% për vitin 2020.

Edhe për shkak të pandemisë COVID-19, me mijëra biznese janë mbyllur, ndërkohë që niveli i papunësisë krahasuar me një vit më parë ka arritur në 11.9% në gjashtë mujorin e parë të vitit. Dërgesat nga diaspora janë ulur ndjeshëm duke ndikuar në një rënie drastike të të ardhurave të familjeve më në nevojë, që reflektohen në uljen e konsumit. Tronditës është fakti se niveli i popullsisë që jeton me më pak se 5.5 USD/ditë është rritur në 41.5%, nga 35.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Niveli i varfërisë në Shqipëri, rezulton 2 herë më i lartë se në të gjitha vendet e rajonit, ku konkretisht kjo përqindje rezulton:
në Maqedoninë e Veriut 23.3 %,
në Kosovë 22,9%,
në Malin e Zi 20,4%
në Serbi 18,9%.

Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë. Varfëria është dhunim flagrant i të drejtave të njeriut, ndaj lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni në radhë të parë është luftë për të garantuar dinjitetin e çdo qytetari dhe drejtësinë sociale, aq të domosdoshme, që meriton një shoqëri si e jona, për t’u zhvilluar sipas standardeve europiane.

Varfëria nuk zgjidhet as me propagandë, as me statistika nga televizori, as me një thes miell, as me nxitjen e fenomeneve kriminale si kanabisi, që dihet se çfarë dëmesh dhe pasojash tepër të rënda sociale kanë shkaktuar. Është e papranueshme që një grusht oligarkësh dhe banditësh, siç është edhe mafia e inceneratorëve, të pasurohen çdo ditë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, ndërsa një qytetar në nevojë apo një pensionist me fëmijët në emigracion të mbijetojë me 5.5 USD/dita, në kushtet e rritjes së shfrenuar të çmimeve.

Çdo i varfër në Shqipëri dhe çdo qytetar i ndershëm, më shumë se për solidaritet ka nevojë sot t'i dëgjohet zëri i tij. Ndaj është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të arritur drejtësinë sociale të munguar. Shqiptarët do ta marrin në dorë sovranitetin dhe jam i bindur se zëri i tyre, jo vetëm do dëgjohet, por të kumbojë aq fort sa të shkallmojë shurdhërinë edhe në zyrën më të humbur të shtetit.

Zëri i popullit, zëri i zotit! Ora e përballjes po afron", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 18/10/2020 11:55

    Nuk ka faj meta qe eshte qmendur,i ke shijuar te te gjitha poster shtetrore e bashk me ti edhe se si fitohet leku, i korruptuar deri ne gjak per çka kishte edhe vidéo skandal me ish ministrin Prifti i cili e pagoi me jeté denoncimin, po sa e sa skandale e vjedhje ka ber ky se vetem njeri nuk mund te quhet i cili dikur ulurinte ne kuvend per ta arrestuar sali berishen e deri ne thirrje per vrasje e poashtu berisha ulurinte kunder tij kurse jozefina kerkonte tia kepuste zhelet, tash meta, berisha e basha jane bashkuar kinse per shqiptaret por e verteta eshte se i ka lane droga dhe krimi prandaj meta eshte qartur kurse dy kryetaret e PD-s jane ne dépression sepse ka dijne mire dobine e lazaratit, plaqkitjeve te bankave e deri te vrasjet e kundershtareve, prandaj nese ka shtet e drejtesi,nese ka dikush qe mendon per shqiperine e shqiptaret ilir meta duhet futur ne burg perjete e pas tij berisha, per te vazhduar me bashen,e deri te ata qe per sali berishen e bashen Kane vrare njerez,pra vetem kur kjo te behet shqiperia do kete qetesi.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 18/10/2020 09:02

    Degjojeni dervishin e teqes se shenjte,baba like presidentin. Tamam si presidenti i iranit flet. Po te vere callmen do te duket krejt besoj,sikur e la pjelle nga ...prapaposhtja

    Përgjigju
  • Bujar: 17/10/2020 19:48

    Vetem m,,, do i hash edi rames o kokelopa i skraparit....

    Përgjigju
  • Tosi: 17/10/2020 17:30

    Ne balle te revolucionit lefterohunderromaliqjan, nafijedybekobaxhelljan, nikollabythqirolehesjan do jene Kejdi dhembcakallja, Nora bythderrja, Floida surratufoja dhe lristat erotiko naziskine te haremit te Jales.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/10/2020 16:43

    Mos i jepni me hapesire ne media ketij krimineli ordiner qe spurdhjaket e rilindjes ja vune kellqet ne ate karrike dhe lozin kukafshehtazi. NEVERI KY KRIMINEL IRDINER DHE SEKTIRILINDJE!

    Përgjigju
  • Mirëmëngjes Shqipëri: 17/10/2020 15:12

    Deklaratat e fundit të Z.Metës tregojnë për një stuhi që po afron: Ai nuk do të jetë në gjendje të shpëtojë veten nga ndjekja penale! Që ai shkruan është produkt i psikologjisë së tij tani. Mendja e tij nuk është e zënë me Edi Rama. Mendja e tij është e preokupuar me SPAK dhe forcat pas tij:-)

    Përgjigju
  • Njeri: 17/10/2020 15:07

    Ky jo vetem qe ka ik per lesh,po edhe ne gjithe te tjeret qe e shohim dhe e kemi president kemi ikur gjithashtu... S ka ndonje mundesi per t a akuzuar nje person i thjeshte? Nuk marr vesh nga jurisprudenca,po ky ta ofendon rende inteligjencen. Me vjen zor nga vetja

    Përgjigju
  • Karadakliu: 17/10/2020 15:05

    Nese Zeri i Popullit eshte vertet Zeri Zotit,Kjo te Meta nuk ka asnje lidhje.Sepse, meta nuk eshte zgjedhur nga populli,por nga pazaret politike, e zgjodhi EDI RAMA me voten e PS.Meta e kia te qart,se, nuk kishte fuqi politike,besimin e sovranit-vota qe, te vije me voten e sovranit,por i hyri "rrokopenlave" politike qe te vije ne ate institucion.Andaj, mos e permend shperdar jen e Kuvendit,Kjo force nuk eshte se par i Kushtetuese,sepse Shqiperia eshte republike parlamentare,jo presidenciale.Qe nuk te lejehot per veprime te tilla.Ndali fdjlaet,sanoje vetveten fizikisht e psikikisht,permirsoje shendetin fizik dhe mendor e te stabilzihesh politikisht ne isntituciinin ku je ulur jashte meriatve personale,poloitike e kkombetare.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria/ Rama: Kush ka bërë krime do t'i nënshtrohen drejtësisë!