Meta: Kushtetuesja s'mund ta legjitimojë 30 Qershorin, gati të lë zyrën, por me një kusht, të emërohet Mejdani

TIRANE-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se as Gjykata Kushtetuese nuk mund të zhbëjë vendimin e tij për anulimin e 30 Qershorit. Kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta legjitimojë 30 Qershorin. Sipas tij, çdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

"Askush nuk duhet të ketë iluzione se cdo vendim i Kushtetueses kur të bëhet funksionale mund të japë legjitimitet 30 Qershorit. Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Cdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, janë akoma në fuqi dhe nuk e kthejnë më 30 Qershorin e këtij viti.

13 Tetori është e vetmja datë Kushtetuese për zgjedhje vendore në Shqipëri. Përgjegjësinë për këtë e kam marrë unë. Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të legjitimojë 30 Qershorin, pas e ka të pamundur, pasi dekreti ka qenë në fuqi dhe 30 qershori ka ikur. Ajo mund të bëjë interpretimin si duhet apo mund të veprojë, dhe kjo ka efekt për të ardhmen" tha ai.

Ilir Meta deklaroi zyrtarisht se ka vendosur të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale nëse do të zhvillohen më 13 tetor. Ai tha se nëse Rama pranon që në 13 tetor të bëhen 3 palë zgjedhje, atëherë është gati që të dalë në fushatë, jo si president duke liruar zyrën, por këtu kishte një kusht duke propozuar që të ulet në karrigen e tij, ish-presidenti Mejdani deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ai u bëri thirrje palëve që të ulen për të zgjidhur krizën sa më shpejt. Meta i kërkoi kryeministrit që të mos pengojë procesin e përgatitjeve për 13 Tetorin, ndërsa referuar kushtit të Bashës për pjesëmarrje në zgjedhje nëse do të largohet Rama, kreu i shtetit tha se nuk do të detyrojë asnjë parti të futet në procesin zgjedhor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Meta: Gati të takoj Ramën, jemi në krizë, po ikën me pushime janë të papërgjegjshëm

Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse liderët shumicës dhe opozitës do të ikin me pushime në gusht pa zgjidhur krizën do të ishte papërgjegjshmëri. Ai tha se është gati që të takojë Ramën në cdo moment, ndërsa shtoi se për vete do të bëjë ca pushime ku do të ngjisë Korabin.

"Nëse mendoni se drejtuesit e vendit do ia fusnin gushtit me pushime në këto kushte të krizës do të ishte kulmi i papërgjegjshmërisë. Shpresoj në reflektimin e kryeministrit, jam gati ta pres dhe takoj, gjithmonë në mënyrë publike dhe transparente, pasi po i afrohemi kundër kohës për perspektivën europiane të vendit. Nuk është në interesin e kryeministrit vijimi i kësaj situate, përfitojnë shumë pak njerëz.

Do të kemi shumë hapa përpara, e rëndësishme është që ky hap për celjen e negociatave të jetë një hap i sigurt, i qëndrueshëm dhe dinjitoz. Nuk mendoj se ka njeri të pagabueshëm, por e rëndësishme është të mos bëjmë faje. Kemi bërë të gjithë gabime dhe faje, përndryshe Shqipëria do të ishte anëtare e BE-së, por kemi mundësi të reflektojë para se të kalojmë në kundërkohë për të shpikur fajtorët. Ju uroj pushime të mbara, edhe unë do të bëj ca pushime, por jam 30 minuta larg nga Tirana dhe Kukësi" tha ai.

Ora 14:17
Basha kusht largimin e Ramës për 13 Tetorin, Meta: Si të dojë, pjesëmarrja me dëshirë

Ilir Meta ripërsëriti sërish sot se nuk do të inponojë PD-në që të marrë pjesë në zgjedhje.  

"Presidenti nuk ka asnjë mundësi që ti imponojë askujt pjesëmarrjen me pahir, merret pjesë me dëshirë dhe vullnet. Me siguri mund të them që në 13 tetor edhe sikur partitë e opozitës përsëri të vijojë me riogranizmit e tyre të brendshme dhe cështje të tjera, unë jam i sigurt dhe do të punoj që të paktën partitë e reja të kenë kohë të regjistrohen në mënyrë të ligjshme për kandidatë në 61 bashkitë që të kemi zgjedhje dhe jo votime" tha ai.

Aleatët e Bashës mendojnë se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit duke respektuar dekretin e presidentit Ilir Meta. Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka shprehen për Report tv se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje dhe pse shprehen se më parë duhet të zgjidhet ngërçi politik në vend, por Basha ka vendosur si kusht largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri tranzitore.

Ora 14:04
Tërmeti apokaliptik, Meta: S'doja që letra të bëhej publike, ia çova qeverisë ta verifikonte

Presidenti Meta në konferencën për mediat, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me paralajmërimin për një tërmet apokaliptik. Ai tha se letrën ia çoi qeverisë të që të bënte verifikimet dhe të merrte masat, por në fakt ky është një fenomen natyror që nuk mund të parashikohet.

"Besoj se kjo cështje është sqaruar në mënyrë të qartë dhe të ndershme, nuk e kam shpërndarë këtë lajm për ju.

Lajmet që kanë dalë në Greqi, te BBC, por edhe këtu në Shqipëri në media, e kam marrë në konsideratë, nuk ia kam përcjellë medias, por përgjegjësve të qeverisë që ta ndjekin, pasi ata i kanë në varësi institucionet e tjera shkencore dhe emergjencat civile në mënyrë që ta verifikojnë dhe të marrin masat parandaluese.

Ju e dini se kush e ka nxjerrë letrën time. Kjo është edhe një nga detyrat e presidentit si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare" tha ai.

Ora 14:00
'Kërcënon' Meta: Po s’u zgjidh kriza, do të vendos lule tek varri i Ramiz Alisë

Presidenti i Republikës në konferencën për shtyp ka deklaruar se nëse palët politike nuk e zgjidhin krizën, do të thërrasë të gjitha mediat botërore dhe do të vendosë një buqetë me lule tek varri i ish-kreut të PPSH, Ramiz Alisë. Meta tha se edhe pse përfaqësues i diktaturës dhe komunizmit, Alia ka pasur më shumë vullnet për të zgjidhur krizat edhe në kohëra më të vështira. Meta tha se pas 18 tetorit kur jepet vendimi i negociatave për Shqipërinë, vendit nuk i duhet më asnjë marrëveshje.

Ora 13:54
3 palë zgjedhje në 13 Tetor? Meta: Gati të lë zyrën dhe të rikandidoj, por Mejdani të bëhet President

Ilir Meta ka deklaruar zyrtarisht se ka vendosur të rikandidojë për zgjedhjet presidenciale nëse do të zhvillohen më 13 tetor. 

Ai deklaroi se nëse Rama pranon që në 13 tetor të bëhen 3 palë zgjedhje, atëherë është gati që të dalë në fushatë, jo si president duke liruar zyrën, por këtu kishte një kusht duke propozuar një emër që të ulet në karrigen e tij.

"E ftoj kryeministrin Rama që të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për 13 Tetorin, ftoj KQZ-në të mos vijojë me paligjshmëri, ftoj partitë që duan, dhe jo ato që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.

Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi cdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani.

Është një njeri që ato dy tre cështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës" tha Meta.

Ora 13:49
Meta: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta legjitimojë 30 Qershorin

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se as Gjykata Kushtetuese nuk mund të zhbëjë vendimin e tij për anulimin e 30 Qershorit. Kreu i shtetit u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta legjitimojë 30 Qershorin. Sipas tij, çdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

"Situata në vend nuk është e zakonshme për mua si president i vendit dhe kryetar i shtetit dhe nuk mund të mos ndjej përgjegjësi për këtë situatë. Së dyti në mendjen time ekziston vetëm një datë 18 tetori, që nuk e vendos as unë dhe askush, pasi e kanë vendosur të tjerë, ajo që kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Kjo nuk është sikur ka deklaruar Hahn, që 80% e shqiptarëve e përkrahin, por janë 100%.

Nuk dua të përsëris vetveten, pasi edhe qytetarët janë lodhur, por shpreh vendosmërinë për të evituar përshkallëzimin e kësaj krize, ndaj dua të sqaroj që në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Arsyet e dekretit të 13 Tetorit, ju e dini, ishte data më e afërt për procedurat Kushtetuese për përfshirjen e të gjitha forcave opozitare. 13 Tetori mund të shërbente nëse do të kishte vullnet nga palët, edh enga Presidenti që është akuzuar nga shumica si faktor kontribuues i kësaj krize, për 3 palë zgjedhje, pushtetin vendor, Kuvendin dhe Presidentin duke qenë se ka pretendime nga PS-ja, e cila ka qenë mbështetja kryesore për zgjedhjen time në këtë detyrë. Zgjidhjet më të mira duhet ti japin qytetarët. Megjithatë ky është vullneti im.

Kryeministri mendon se parlamenti është situatë normale të vijojnë deri në 2021, por nuk mendoj se kjo do të kontribuonte në zgjidhjen e krizës. KQZ-ja duhet të kishte filluar zbatimin e dekretit të Presidentit dhe të ftonte partitë të marrin pjesë, jo ato që nuk kanë dëshirë, askush nuk i ndalon partitë të kthehen në OJQ. Askush nuk duhet të ketë iluzione se cdo vendim i Kushtetueses kur të bëhet funksionale mund të japë legjitimitet 30 Qershorit. Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Cdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, janë akoma në fuqi dhe nuk e kthejnë më 30 Qershorin e këtij viti. 

13 Tetori është e vetmja datë Kushtetuese për zgjedhje vendore në Shqipëri. Përgjegjësinë për këtë e kam marrë unë. Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të legjitimojë 30 Qershorin, pas e ka të pamundur, pasi dekreti ka qenë në fuqi dhe 30 qershori ka ikur. Ajo mund të bëjë interpretimin si duhet apo mund të veprojë, dhe kjo ka efekt për të ardhmen" tha Meta.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dona: 02/08/2019 02:17

    PARATE DHE FLORINJTE QE I KA VJEDHUR ILIR META POPULLIT ,,IA KA DHENE BEDELIT TE TIJ IRFAN HYSENBELLIU,,,NJE KAPTER USHTRIE,,,,,,,PO ASHTU ZAMIR MANE LUAN PARATE E SALIUT ,,DHE EDI RAMES,,,,KU I GJETI ZAMIR MANE 300 MILION EURO PER TI INVESTUAR NE MAQEDONI,,,,,JANE PARATE TONA TE VJEDHURA,,,,....PRANDAJ KETA DUHEN FUTUR NE BURG TE GJITHE. ..

    Përgjigju
  • Arbi: 02/08/2019 02:08

    HA MUT O PRESIDENT HA,,,BASHKE ME DOKTORRESHEN E SHKENCAVE....

    Përgjigju
  • ERP: 01/08/2019 21:15

    Tu shofte fara o katunar i shpifur

    Përgjigju
  • Tarasi: 01/08/2019 21:07

    Kush je ti more b që thua: iki une do vij ky... Kush je ti more plerë??? Ti je i detyruar të zbatosh kushtetutën jo të thuash llogje rrugës si karrocier

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/08/2019 21:01

    Te erdhi fundi moj neveri edhe fmite tu do ta paguajne gjynahin tend,zoti u hakmerrt me ato qa i bere popullit shqiptar ti dhe saliu,zoti faren jau hupt

    Përgjigju
  • lexusi: 01/08/2019 19:21

    Je president i vendit , ajo karige nuk eshte prona jote te besh pazar si me LSI , qe ja shite Titit , pastaj ja bleve dhe ja shite Monikes !

    Përgjigju
  • Shkodra: 01/08/2019 19:02

    Zoti ju denoft per cdo te keqe qe i keni ber keti vendi o tpa fe ,o tpa moral ,o tpa bes.nuk di se cfar tju them ,por femit e juaj nuk do i gzojn pasurit e juaja,gjynahet e juaja do i prekin.

    Përgjigju
  • Tiku: 01/08/2019 18:53

    Mire e ka Presidenti. Partine ia le znj. Monika, postin e vet ia le z.Meidanit. Aga.

    Përgjigju
  • redi: 01/08/2019 16:36

    zoti Meta cdo dite dhe deklaratat po behen jasht llogjikes qe duhet.Gjykata kushtetuese nese vendos per zgjedhjet, je i detyruar ligjerisht ta zbatosh dhe po ashtu duhet te japesh doreheqe ,se per pak e cove Shqiperine drejt nje konflikti te panevojshem covil.Sa per propozimin per zevendesin tuaj ,nuk ke as fuqine juridike dhe as shumicen qe vendos ne parlanent per presidentin e ri,megjithse prof Mehdani eshte nje personalitet i spikatur ne politike

    Përgjigju
  • Chicago: 01/08/2019 16:28

    Po me dashuri e qetesi e volli popullin dhe tani po tregon dengla pse pranoj qe u be president nga ps, po i pelqeu tani vendos ai per president

    Përgjigju
  • Dyrrahu: 01/08/2019 16:19

    Jo me nje kusht, zyren mund ta lesh me nje gusht, pra sot.

    Përgjigju
  • Nik: 01/08/2019 16:08

    Në gjykatë , gjithmon ankimohet e shkuara ! Nuk hedh njeri në gjyq për diçka që s’ka bërë .

    Përgjigju
  • Likja: 01/08/2019 15:44

    Vate ky..

    Përgjigju
  • Mondi: 01/08/2019 15:12

    Mullah likja, ta ka bo kokën zullumi si kavë guri.

    Përgjigju
  • Populli: 01/08/2019 14:47

    Kur i kishe gjerat ne terezi ti thoje me qetesi e dashuri se pret puna... Tu prish rehati o boss

    Përgjigju
  • Pipo: 01/08/2019 14:42

    Zoteria edhe thote qe eshte President i shqiptareve, edhe thote qe gati te le zyren po deshi Rama. Zoteri, tani pranoje, je perfaqesues i popullit, apo i Rames?

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 01/08/2019 14:41

    Me tere mend paska kaluar depresion nervor. Ruajeni se mos na ben ndonje hata.

    Përgjigju
    • O tej: 01/08/2019 23:20

      Kujt i plasi

  • ETHEM LALAJ: 01/08/2019 14:33

    NDONSE ME MOSHE MË TE MADHE SE META,NUK MENDOJ SI AI..! -PSE META DEL DITE-PER-DITE NE KOFERENCE SHTYPI..!?KTE UA THEM UNE,NESE BINDENI JU E JO AI..! 1-META E DI SE 30 QERSHORI U DHA OK NGA SHBA+BE+SHUMICA E POPULLIT TE MAJTE.. 2-30 QERSHORI FUNDOS PERFUNDIMISHT SALIUN,LIKEN DHE LULIN.NE KTO KUSHTE ATA TE TRE DUHET TE SHKOJNE PER SKRAP... 3-13 TETORI ESHTE SHPRESA E VETME PER ZGJEDHJE.NESE KJO NUK NDODH,PD+LSI DUHET TE SHKRIHEN.. 4-META E DI MIRE SE GJ.KUSHTETUESE NUK ESHTE ME NE DOREN E TIJ DHE TE SALIUT DHE DO VEPROI SIÇ THOT SHBA+BE...E JO DR.RRUMPALLA.. 5-META E DI SE PAS KSAJ DUHET TE IKI VET NGA PTESIDENCA...NDAJ I BEN THIRRJE RAMES QE TE VEJI DOREN NE ZEMER QE TE MOS DISKREDITOHET.. 6-META ME TE TIJET(LSI) DHUNOI BANESEN E OSBE DHE ME VON I DERGOI LETER PER TE NDERHYRE PER ZGJIDHJE...KJO TREGON SE ATE QE PESHTYU..PO E LEPIN..KY ESHTE SKANDAL PRESIDENCIAL 7-MONA KA DITE QE NUK ESHTE PARE NE TV...KU NDODHET...DHE LIKJA ESHTE NE HALL TE MADH PER LSI E JO PER GRUAN-ZONJE E PARE SE KA GOCEN ATY..!

    Përgjigju
  • BILE rexhep leka [ kepi ]: 01/08/2019 14:30

    O ilir meta je bo më keq se ver llapa . Të ka hikur truri se e di se çfar të pret. E tani nuk di çfar thua. Prit me dashuri e qetësi se ti e di mir se ku e ke vëndin o derdimen. Ti s'mbledh dot gruan tënde e jo më të drejtosh Shqiprin. Prandaj mos u maros o presidenti fodull e qeros.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 01/08/2019 14:30

    Opozita si te kete deshiren per te marre pjese ne zgjedhjet e 13 Tetorit? Deri dje per ty President kjo gje ishte votime komuniste. Perse sot me daten tende te zgjedhjes nuk jane votime komuniste? Kjo eshte dyfytyrsia jote qe ke hallin tend dhe jo te Shqiptareve per te shpetuar nga drejtesia e re.

    Përgjigju
  • Erik: 01/08/2019 14:25

    Lidheni budallain se la nam, ka ikur nga kontrolli komplet, cdo dite e me keq behet. Berisha eshte 75 vjeç, po ky torollak 50 vjeçar, pse eshte renduar kaq shume?

    Përgjigju
  • Dine: 01/08/2019 14:08

    Si ke goje qe flet ti o i superkorruptuar o hajdut i felliqur o koka e mafjes dhe krimit qe ka kaq e kaq vite qe ka uzurpuar udheheqjen e shqiperise. Vetem ne burg e ke vendin ti dhe sekuestro te gjithe pasurise se shtetit qe ke vjedhur dhe e ke emertuar si tenden. O kryemaskarai i ballkanit. Burg o njeriu me i ulet ne Shqiperi! Ti duhesh shkarkuar doreheqja nuk pi me uje per ty. Ke tradhetuar nato-n dhe Usa-n me spiunlliqet e tua o kryespiuni i rusit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi