Meta krahason veten me homologun rumun: Edhe ai doli në shesh kundër dhunimit të Kushtetutës...2 marsi manifestim i paparë në vend

Meta krahason veten me homologun rumun: Edhe ai doli në shesh kundër dhunimit të Kushtetutës...2 marsi manifestim i paparë në vend

TIRANË- Për të legjitimuar thirrjen e tij për një besëlidhje në shesh, presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje protestën e bërë 3 vite më parë në Rumani ku kreu i shtetit iu bashkua popullit në një protestë kundër qeverisë së asaj kohe.

Meta liston një sërë arsyesh, që sipas tij janë të mjaftueshme që çdo qytetarë të dalë në shesh kundër kësaj qeverisje, ku ndër to vë theksin tek Gjykata Kushtetuese. Një besëlidhje "kundër puçistëve të zbuluar" e quan kreu i shtetit 2 marsin, e ndërsa e përshkruan situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri shumë herë më rëndë se ajo në Rumani, aq sa do duhet të protestohej çdo ditë.

Në fund, e mbyll me ftesën drejtuar qytetarëve për t'u bashkuar në 2 mars, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në atë që e quan në manifestim mbarëkombëtar " të paparë ndonjëherë në Shqipëri".

"Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.

Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët. Për të gjithë ata që bëjnë sikur harrojnë, po u sjell në vëmendje rastin e freskët të këtij shteti anëtar të NATO-s dhe BE-së, ku Presidenti dhe populli protestuan së bashku kundër qeverisjes së mbrapshtë.

Nuk vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë që prej dy vitesh. Nuk ka vend në Europë ku një dorë e vetme, pasi kalon ligj pas ligji anti-kushtetuese, mbush zyrat e shtetit me trafikantë e kriminelë dhe ngre celula mafioze në krye të ministrisë së Drejtësisë, me qëllim për të kapur edhe drejtësinë.

Nuk ka vend anëtar të NATO-s, ku korrupsioni shkatërron çdo ditë ekonominë, ku mungon totalisht llogaridhënia në çdo nivel dhe ku është asgjesuar balanca e pushteteve. Nëse ne Rumani, Presidenti dhe populli u detyruan të dilnin në protestë për një situatë aspak normale, në Shqipëri situata është aq herë më e rëndë, sa Presidenti së bashku me popullin duhet të dilte çdo ditë në shesh. Ndaj për këdo që e ka harruar apo nuk do ta kujtojë rastin e Rumanisë, po ia risjell në vëmendje, duke i ftuar sërish shqiptarët në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Manifestimin Mbarëkombëtar, të paparë ndonjëherë në Shqipëri, kundër grushtit të shtetit.

Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar", shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qaniu: 26/02/2020 21:39

    Je i korruptuar gje ne palce dhe kriminel,,,mor plehre,,as per ty as per edin ,,as per sali-dibronin nuk del njeri ,,jeni te tere llum i kombit,asnje permirsim nuk keni bere per kete vend..e keni vjedh,vrare,,plackitur..lerini vendin rinise 30 vjecare.....

    Përgjigju
  • Iaku: 26/02/2020 20:12

    Ik mor laj kembet president i pavlefshem

    Përgjigju
  • Raul: 26/02/2020 18:50

    Oh ti i shkofsh prapa Habib Burgibes se Tunizise

    Përgjigju
  • edi: 26/02/2020 17:29

    Drejte ti je si ato qe permend Trima dhe Patriote Por nese pyesim ato hey kush eshte Meta Nje Qen Bir Qeni ,Nje Pusht Bir Pushti ,Nje Kodosh i Bushtres

    Përgjigju
  • Mitingu: 26/02/2020 16:20

    Mos te duket vetja si Skenderbeu qe mblodhi princat ne Lezhe? Nuk i afrohesh dot as ti e as ata qe ke detyruar te vijne ne miting, do mblidheni ju horrat dhe hajdutet me bllok ne dore e droge ne karroca femijesh, gerdeci me plumbat e 26 te vrare,janullet ne byth perpjete, shitesit e detit, vrasesit e "kokepalareve", cizmja e parlamentit, vrasjet e zhdukjet e kundershtareve, ata leshelite me "diploma" universiteti te katapultuar nga fillorja e fshatit te universitetet alla cepani e vicidoli kristali, ufo ...co.Mblidhuni se keni nje vit qe s'jeni pare, ju duhen ca leka militanteve 500 (te reja) lekesh, jepuni na nje sanduic e nga nje qese te bejne shurren para presidences para teje,kegd .

    Përgjigju
    • Skenderbeu: 26/02/2020 17:53

      As te bolet nuk me afrohet Meta

  • FUNDËRRINA ilir kaka: 26/02/2020 16:06

    Ky idjot i ler mendon se ka Shqiptar idjot që nuk e njofin ktë monstër. Ktë e pa gjith Shqipria me bll9k në dor që me një të rame të lapsit merte 700.000 euro. E kto euro ja merte këti populli fukara. E tani ky vemje mendon se do ndiqet nga ky popull që ky qen i ka bër gropën sëbashku me klasën fundër8n politike nga të kazër krahet. Ktë do ta ndjekin vetëm fekalet e denkopozuara pa pik morali e dinjiteti.

    Përgjigju
  • Monik Lavire: 26/02/2020 16:03

    Mos e pesosh si Caushesku mo kaqole

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike