'Ligji për presidentin', Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikëson asnjë i marrosur

Rikthimi në konferencat për mediat ka rikthyer edhe akuzat e Presidentit Meta ndaj qeverisë për grusht shteti dhe kërcënime për shpërndarje parlamenti. "Ligjin organik për Presidentin" nuk është pritur mirë nga kreu i shtetit Ilir Meta duke i përcjellë një mesazh të qartë mazhorancës se asnjë i sëmurë mendor dhe i marrosu nuk e kërcënon apo frikëson dot atë të përmbush misionin historik të mbrojtjes së Kushtetutës. Kreu i Shtetit ashpërsoi tonet duke thënë se askush nuk e kërcënon atë dhe se nëse duan ta bëjnë do të shpërndajë parlamentin dhe pastaj le ta gjejnë vetë se ku do të futen.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por i ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë. Duke e cilësuar regjimit diktatorial, Meta bëri edhe një paralele mes Ramës dhe Lukashenkos duke thënë se gratë shqiptare do të ngrihen edhe më fortë se ato të Bjellorusisë.

Paketa antishpifje ishte një tjetër pikë e presidenti Meta, ku tha se thirrja e djeshme e raportuesit të Asamblesë së KiE për qeverinë që të tërhiqej nga paketa anti-shpifje është një kambanë alarmi dhe se mazhoranca duhet të reflektojë sa më shpejtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:18
'Kryeministër pas 25 prillit!', Meta: I gatshëm të lija postin për të zgjidhur krizën, por do mbrojë Kushtetutën deri në fund të mandatit

Në lidhje me lajmet që qarkullonin se pas zgjedhjeve të 25 prillit  Ilir Meta do të bëhet Kryeministër, vetë  kreu i shtetit tha se do të qëndrojë në postin e  tij deri në mbarim të mandatit për të mbrojtur kushtetutën. Ai tha se ka qenë gjithmonë i gatshëm të largohet nga posti për të zgjidhur krizën, por siguroi se do të mbrojë shtetin e së drejtës deri në 24 korrik 2022 kur i mbaron mandati i presidentit.

"Unë prej kohësh kam qenë i gatshëm që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizat e institucioneve të lija edhe postin vetëm që të gjendet zgjidhje për vendin pa parë interesat personale dhe karrierën time. Dua t’ju siguroj se gjëja më e rëndësishme është garantimi i zgjedhje të 25 prillit, në të gjitha rastet premtimin që kam bërë do e mbaj, deri më 24 korrik 2022 Presidenca do jetë kështjellë e pamposhtur e ruajtjes së Kushtetutës. Këtu do ta mbaj me të gjitha mënyrat. Ky nuk është problemi i vetëm. Ky institucion e ka mbrojtur Kushtetutën në mënyrën më të vendosur, që vendi të mos përplaset në fund të greminës edhe pse e ka marrë tatëpjetën, mjafton fakti që shtohen kushtet për integrimin. Kjo nuk është përgjegjësi e Presidentit është e qartë se kujt i takon përgjegjësia”, tha Meta.

Ora 12:05
'Rama si Lukashenko', Meta: Gratë shqiptare do ngrihen më fort se ato të Bjellorusisë

Duke e cilësuar regjimit diktatorial, Meta bëri edhe një paralele mes Ramës dhe Lukashenkos duke thënë se gratë shqiptare do të ngrihen edhe më fortë se ato të Bjellorusisë.

”Tani mirë keq, ju e keni Presidentin. Edhe sikur të mos e kishit Presidentin, të kishin mbaruar gjithë burrat në Shqipëri, jam i sigurt që gratë e Shqipërisë do ua kalonin atyre të Bjellorusisë. Se kur ngrihen dhe gratë e Bjellorusisë në një regjim diktatorial që nuk e kanë provuar kurrë demokracinë, gratë e Shqipërisë e nënat e Shqipërisë, atyre që duan t’u bëjnë të zezën Shqipërisë, do u bëjnë të duket e madhe dhe vrima e vrimës së miut. Prandaj mos u shqetësoni, Presidenti është këtu, unë nuk fle gjumë deri më 25 prill.”- tha Meta.

Ora 11:59
Ndryshimet Kushtetuese/Meta: Grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit

Rikthimi në konferencat për mediat ka rikthyer edhe akuzat e Presidentit Meta ndaj qeverisë për grusht shteti. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Meta i ka cilësuar të njëanshme dhe të ngjashme me grushtin e shtetit, por i ka kujtuar se grushti i popullit është më i fortë.

Për zgjedhjet për mua kanë rëndësi vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, vendosje e legjitimitetit në vend, kjo është një kërkesë ultimative dhe një e ardhme e qetë, me prosperitet për shqiptarët që janë lodhur, përçarë kaq shumë dhe i ka larguar më shumë nga vendi. Para pak ditësh lexova një artikull dramatik se në Shqipëri po ikin më shumë njerëz tani se në vitet ‘90. Kërkoj t’i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s’ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit”,- u shpreh Meta.

Ora 11:40
'Ligji për presidentin' Meta kërcënon me shpërndarjen e parlamentit: Po deshën le ta provojnë, të mos dinë ku të futen! S'më frikson asnjë i marrosur

"Ligjin organik për Presidentin" nuk është pritur mirë nga kreu i shtetit Ilir Meta duke i përcjellë një mesazh të qartë mazhorancës se asnjë i sëmurë mendor dhe i marrosu nuk e kërcënon apo frikëson dot atë të përmbush misionin historik të mbrojtjes së Kushtetutës.

"Se çfarë bën mazhoranca, kjo është një zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk do ti shkojë mendja që presidenti i këtij vendit mund të frikësohet që të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit. Mirë apo keq ju e keni presidentin, por edhe sikur mos ta kishit, jam i sigurt që gratë të Shqipërisë do ua kalonin grave të Bjellorusisë. Unë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që këto zgjedhje janë të domosdoshme", tha Meta

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet duke thënë se askush nuk e kërcënon atë dhe se nëse duan ta bëjnë do të shpërndajë parlamentin dhe pastaj le ta gjejnë vetë se ku do të futen..

"Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën.  Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndajë para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jamë. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidneti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit", tha Meta

Ligji për presidentin Pritet të trajtohet në Komisionin e ligjeve , ku duket se disa nga kompetencat e kreut të shtetit do të ripërcaktohen pas problematikave që kanë ndodhur së fundmi mes mazhorancës dhe Presidentit.

Ora 11:38
Çështja e detit/ Meta: Të zgjidhet sa më shpejt! Kam dërguar kërkesë për përmbushjen e detyrave të presidentit, nuk kemi përgjigje

Duke folur në lidhje me çështjen e detit, Presidenti Ilir Meta shprehu qëndrimin e zgjidhur sa më parë këtë çështje dhe të vijojë normalisht miqësia mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjthashtu ai u shpreh se u ka dërguar autoriteteve greke një kërkesë zyrtare për përmbushjen e detyrave që ka Presidenti por nuk ka marrë një përgjigje.

"Lidhur me çështjen në fjalë është një çështje shumë sensitive. Presidenti i ka plotësuar detyrimet e tij. Prej 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjen e detyrave që ka presidenti. Nuk ka një përgjigje por ne vijojmë të presim. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë për një marrëdhënie që ka të bëjë me Greqinë dhe Shqipërinë. Qëndrimi i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i Kushtetutës dhe gjykatës Kushtetuese. Presidenti nuk mban qëndrime të dyfishta. Të zgjidhet sa më shpejt që kjo çështje të jetë me mirëbesim dhe jo të minojë marrëdhëniet e sinqerta. Miqësia me Greqinë është e rëndësishme të mbrohet dhe të zhvillohet" - tha Meta.

Ora 11:27
Paketa antishpifje/Meta: Thirrja e KiE kambanë alarmi, mazhoranca ta dëgjojë mirë dhe rishikojë

Presidenti Meta tha se thirrja e djeshme e raportuesit të Asamblesë së KiE për qeverinë që të tërhiqej nga paketa anti-shpifje dhe të nisin të nismë të re në një linjë me standardet europiane, Meta e cilësoi një kambanë alarmi dhe se këtë shqetësim e kishte ngritur prej kohës por nuk është dëgjuar nga mazhoranca. Meta tha se qeveria duhet të dëgjojë mirë këtë thirrje pasi e ka detyrim të sigurojë zgjedhje të lira. 

"Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias.Thirrja e djeshme e raportuesit të KiE është një kambanë alarmi që duhet të dëgjohet mirë nga mazhoranca sidomos në këtë periudhë paraelektorale, mazhoranca ka detyrimin për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme siç e rekomandon OSBE”- tha Meta.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Covid-19, a e përballojmë dot një mbyllje të dytë?

Komento

Komente

  • Likja: 21/09/2020 14:43

    Monster eshte pak per ty,por i cartosur e i cmendur je ti Like hajduti,Edi Rames ti Like i ha ate qe nuk thuhet.

    Përgjigju
  • spak usa: 21/09/2020 12:19

    vetem burgu e qetson kete vemje te kombit, I lumte rames qe na e la kete kellire te pagujme taksat per te mbajtur kete e familjen e tij

    Përgjigju
  • Bobi: 19/09/2020 10:49

    ku je katandis o like. Dridhe me mir me lesh fabrike. Mona shkepet ne cdo cef te shqiperise e ngodh per kollodok,kurse ti pellet kot.

    Përgjigju
  • ERP: 19/09/2020 07:25

    Ndoshta e lexoj une gabim por ky hajduti eshte mbushur fare dhe tani pellet nga frika. Agonia sa me e gjate ishalla o hajdut

    Përgjigju
  • Iris: 19/09/2020 02:53

    Vjeshte,po fillojne te bien gjethet e para,thuhet se vjeshta dhe pranvera ndikojne te njerezit me probleme mendore.Edhe Likja pasi kaloi fazorin e pare ne 2 Mars,po shkon ne fazen e dyte ,vjeshtake.Ashtu si atehere ,kujton se eshte jo vetem president ,por dhe lider shpirteror,pothuajse profet ,si Rasputini.E imagjinon veten komandant me kushtetuten ne dore ,ne vend te flamurit,dhe me fjalet e saj me te shenjta per te,se ato te Librave Fetare te botes mbare, dhe ashtu si Rasputini dikur, i rrethuar dhe ne balle te amazonave shqiptare,qe ua kalojne per nga trimeria atyre te Kaukazit.Ai do hidhet ne sulm duke mbrojtur keshtjellen e tij te presidences dhe se bashku me amazonat e tij do shperndaje si mace minjte e mbledhur te parlamentit dhe do ti ndjeki per ti kapur deri ne vrimen e vrimes te miut ,d.m.th,nga kane dale.Sa me fat qenka Shqiperia ,se ka Liken trim me flete!

    Përgjigju
  • redi: 18/09/2020 17:52

    Ilir Meta ka kerkuar qe presidenti te zgjidhet direkt nga populli ,dhe mazhoranca duhet te jete dakort ,sepse te jesh simbol i unitetit kombetar ,nuk duhet te zgjedhe parlanenti por sovrani popull.Atehere ju zoti Meta keni te drejte kushtetuese te shkarkoni parlamentin ,kur gabon dhe jo sipas deshires suaj.Sot mund te besh veprimin por nga ana kushtetuese eshte nul, se Shqiperia eshte Republike parlamentare dhe eshte parlamenti qe ju ka zgjedhur ju ndoshta dhe pa d3shiren shumices se shqiptarve

    Përgjigju
  • Luan: 18/09/2020 15:10

    He me te lumte o Like Po thuaja me shqip ketyre Te ma rruani e jo te me shkarkoni

    Përgjigju
  • Tani: 18/09/2020 14:39

    O EDI RAMA C'NA E LE KETE PLEHREN E KOMBIT TE DERDELLISE,,ARRESTOJE QENIN SE DO E THYEJ TELEVIZORIN,,,,NA U SHPIF O EDI KY PRESIDENT PALACO....NJERIU ME HAJDUT DHE ME I NDYRE ESHTE META SE BASHKU SALI KERMEN...

    Përgjigju
    • Saliu: 18/09/2020 15:06

      Se ky edi jot eshte i shenjte

  • demi: 18/09/2020 14:24

    Ky eshte Ducja i Shqiperise por me nje perjashtim se eshte me hajdut.....

    Përgjigju
  • VLORA: 18/09/2020 14:23

    Ky eshte president apo bandit.Ky flet sikur eshte kryetar bande

    Përgjigju
  • Vito: 18/09/2020 14:08

    Po kush do i drejtoje sipas teje keto gra , jot shoqe. Ne grate do na shohesh para deres se présidences e do jemi ne qe do te terheqim zvarre ty dhe Monen tende.

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/09/2020 15:03

      Të lumt goja moter!

  • Mala: 18/09/2020 13:01

    Nuk di a e ke te qarte se, Shqiperia nuk eshte Republike Presidenciale, Nuk je i zgjedhur nga populli,por nga "pazaret partiake",praktikisht te zgjodhi President Edi Rama, andaj shperdarjen e Kuvendit nuk e ke ne kompetence,Kuvendi sic te zgjodhi mund edhe te shkarkoje, jo te shperdash Kuvendi.

    Përgjigju
  • O tej: 18/09/2020 12:58

    Metmuti ka marrosur . Ai ka dale nga udhe e Zotit ndaj do ndeshkimin me pshurrje nga qente e rruges

    Përgjigju
  • spak: 18/09/2020 12:52

    njeriu me i flliqur i kombit shqiptar, Reci i Shkodres te pret ty te parin o flliqsire. te fala the mones idhir meta, metaj

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 18/09/2020 12:51

    Filluan keta qelbesirat te peshtyjne njeri tjetrin. Keshtu e kane keta halera peshtyje e lëpi. Duan te faktorizohen ne kete periudhe te rreshqitjes madhe.....

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 18/09/2020 12:48

    Kush e rruan per ty o hajdut. Ne burg duhet te vesh .qelbesir

    Përgjigju
  • Taku: 18/09/2020 12:46

    Ik o Rrop...ir

    Përgjigju
    • Haha: 18/09/2020 15:18

      Mjafton Mona ... ska nevoj per robt

  • YYY: 18/09/2020 12:37

    Plasen perseri ujrat e zeza ne Presidence! Duhet shpallur gjendja e emergjences presidenciale!

    Përgjigju
  • Miri: 18/09/2020 12:30

    Po mor president plehra po

    Përgjigju
  • Tironsi 38: 18/09/2020 12:15

    Po riKa Po....

    Përgjigju
  • Niku: 18/09/2020 12:09

    Ne qofte se parlamenti eshte antikushtetues,pse ju zoti hajdut i dekretoni ligjet e saje..,si duket te ka shkuar frika ne palce se ta shpartalluan kupolen e korruptuar te gjyqetarve te tu dhe te nishanit,,e tregove fytyren tende langaraq.

    Përgjigju
  • HAJDUT ME BLLOK NË DOR: 18/09/2020 11:38

    O ILIR KAK META PO KUSH TË BESON TY MOR BUR GRASH. TI JE KART E DJEGUR O HSJDUT ORDINER TI NUK VLEN AS PËR PASTRUS WC E JO MË PRESIDENT.

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 18/09/2020 11:27

    Te pakten na hoqe friken gjer ne korrikun tjeter!

    Përgjigju
    • Europ: 18/09/2020 16:44

      Te lumte goja VITO.



×

Lajmi i fundit

John

Elita e artit shqiptar shpreh ngushëllimet për shuarjen e Avni Mulës