Meta kthen Aktin Normativ që jep 900 mln lekë shtesë për godinën e re të Teatrit Kombëtar: Qeveria e Kuvendi kanë thelluar antikushtetutshmërinë

Meta kthen Aktin Normativ që jep 900 mln lekë shtesë për godinën e re të Teatrit Kombëtar: Qeveria e Kuvendi kanë thelluar antikushtetutshmërinë

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka kthyer një tjetër ligj Kuvendit për rishqyrtim, por këtë herë ligji ka të bëjë me një tjetër çështjen e Teatrit Kombëtar.

Meta ka kthyer Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021, duke marrë aik argument kryesor pikërisht vendimin e qeverisë për alokimi e fondit shtesë 900 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Sipas Kreut të Shtetit, alokimi i kësaj shume për Bashkinë e Tiranës është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

Meta shprehet se Qeveria dhe Kuvendi kanë krijuar një tjetër situatë absurde, duke thelluar paligjshmërinë dhe antikushtetutshmërinë.

"Alokimi i fondit shtesë 900 mln lekë për Bashkinë Tiranë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese. Akti Normativ shkel parimin e shtetit të së drejtës, Qeveria të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën. Me vendim për 900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese. Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë. Antikushtetutshmëria e kalimit të pronësisë së Teatrit Kombëtar, tek Bashkia Tiranë ishte objekt vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese  Qeveria dhe Kuvendi, përmes teorisë së “faktit të kryer”, njësoj si me aktin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar, kanë ushtruar presionin publik politik ndaj vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese", thuhet në argumentet e Metës.

Akti Normativ i Qeverisë i miratuar më 22 qershor parashikonte rritje të shpenzimeve dhe deficitit buxhetor. Konkretisht shpenzimet për vitin 2021 do të ishin mbi 610 miliardë lekë, nga 598.2 miliardë lekë që ishte parashikimi në muajin prill të këtij viti. Pra në këtë rishikim të fundit rriten shpenzimet me 11.848 miliardë lekë, aq sa edhe deficiti buxhetor.

Nga kjo shumë, më shumë se 1 miliardë lekë i shtohen të ardhurave të pushtetit vendor, ku 900 milionë lekë jepen Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Nga ana tjetër është ulur me 1 miliardë lekë fondi për rimbursimin e medikamenteve që përdoren për kurimin e COVID-19, nga 1.2 miliardë që ishte ka mbetur 200 milionë lekë. ndërkohë fondi prej 1 miliardë lekësh që hiqet nga rimbursimi do të shkoj në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave. Po ashtu është rritur me 2 miliardë lekë fondi rezervë i cili tashmë është 8 miliardë lekë.

(Kliko këtu për arsyen e kthimit të Aktit Normativ)

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/08/2021 23:50

    Sado shkopinj te futesh ne rrota o Ilir Meta,prape teatri ka per t'u ndertuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit

Ulsi Manja: Politikë riintegruese për të dënuarit e të paraburgosurit