Meta kthen ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Kuvendi nuk ka legjitimitet për Reforma Kushtetuese! I drejtohet 'Venecias' me kërkesën e Bashës

TIRANË-  Me argumentin kryesor se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë ilegjitimë, presidenti Ilir Meta kthen për shqyrtim në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në mbështetje të këtij vendimi, kreu i shtetit liston disa argumente të tjera. Sipas tij, ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të njëanshme, pa konsensus; dëmtojnë rëndë klimën politike; cenojnë kushtet e vendosura nga BE; cenojnë parimin kushtetues të sigurisë juridike

Me kërkesën e kreut të PD-së, Ilir Meta e ka dërguar Kodin Zgjedhor për opinion në Komisionin e Venecias.

 “Pikërisht për këto arsye, që konstatojnë faktin se këto ndryshime të shpejta, të padialoguara dhe të pa dakordësuara, vetëm pak muaj para datës së zgjedhjeve, cenojnë jo një, por disa parime dhe të drejta kushtetuese, ashtu si dhe standardet, angazhimet dhe praktikën e mirë zgjedhore europiane; në mungesë të Gjykatës Kushtetuese funksionale, i jam drejtuar me një kërkesë urgjente Komisionit të Venecias për një opinion të specializuar dhe objektiv mbi këtë proces”, shkruhet në dokument. 

Për PS, Ilir Meta ka bërë një thirrje për reflektim. Ai i ka kërkuar që ta lexojnë këtë dokument 81 faqësh, për të cilin thekson se është bërë nga eskpertë të presidencës dhe ndërkombëtarë, dhe të reflektojë.

"Meta ka motivuar, në  mënyrë të qartë është bërë një punim shkencor nga ekspertët e presidentit, por edhe ndërkombëtar për të gjitha standartet që shkel ky kuvend që ka të bëjë me standartet e OSBE, Venecias dhe Kushtetutën tonë, shpresoj që ata të lexojnë të reflektojnë", tha Meta nga Korça. Megjithatë, mazhoranca këtë reformë e quan sukses dhe nga Elbasani, sekretari i përgjithshëm, i PS-së, Taulant Balla tha se i kanë të gjitha mundësitë për ta kaluar në Kuvend. "Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do por të zgjedhe edhe listën e kandidateve qe do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë", tha Balla. 

Por cilat janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që presidenti i Republikës refuzoi t'i dekretojë? Në ndryshimet në Kodin Zgjedhor përcaktohet  pragu kombëtar do të jetë 1 %, do të ketë  ri-renditje të pjesës së parë të listës së kandidatëve bazuar tek vota preferenciale, i jep të drejtë kryetarit të partisë të garojë në 4 zona zgjedhore njëkohësisht dhe se për të kaluar pragun e listës, kandidatëve u vendoset prag tavan 10 mijë vota si dhe heqja e koalicioneve të përbëra dhe kandidimi me listë unike. Sipas formulës së PS, shpërndarja e mandatit fillon sipas renditjes së kandidatëve nga i pari tek i fundit, në bazë të listës që ka bërë kryetari i partisë.

Argumentet që sjell Meta
- Këto ndryshime të rregullave zgjedhore, cenojnë parimet domokratike ndërkombëtare të realizimit të një procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme;

- Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë realizuar në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe bien ndesh me frymën kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në datë 25 Mars 2020 dhe plotësimin e 15-kushteve përpara zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare;

- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dëmtojnë rëndë klimën e bashkëpunimit midis forcave politike në vend, duke zeruar praktikisht besimin reciprok midis tyre;

- Këto ndryshime të njëanshme në Kodin Zgjedhor janë në kundërshtim flagrant me parimet dhe standartet evropiane të vendosura nga Komisioni i Venecias në Kodin e Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore, si udhërrëfyesi i vetëm për vendet e Këshillit të Europës për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, të lira e të ndershme;

- Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor krijojnë një pozitë të pabarabartë, diskriminuese, duke rëndë ndesh si me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut;

- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 Tetor, për shkak të pozitave diskriminuese që ato përmbajnë krijojnë një terren shumë polarizues në vend. Kjo pozitë rëndohet edhe më shumë para faktit që në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, çdo kundërshtim i këtyre dispozitave lidhur me antikushtetutshmërinë e tyre nuk mund të marrë së shpejti një përgjigje përfundimtare;

- Ndryshimet e njëanshme cenojnë kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, çka do të përkthehet me një tjetër vendim negativ për Shqipërinë, duke cenuar drejtpërdrejt ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit;

- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor cenojnë frymën dhe themelin e dakordësisë së arritur në vend përmes Marrëveshjeve të forcave politike të datës 14 Janar dhe 5 Qershor 2020, të cilat kishin si qëllim të garantonin një minimum standardesh për zgjedhjet në Shqipëri;

- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor përpiqen të krijojnë një ambjent elektoral rregullash që favorizojnë mazhorancën qeverisëse ku përmes rregullave ambigue e të fshehura, ato do të ndikojnë në leximin real, të qartë dhe objektiv të vullnetit të sovranit në këtë proces zgjedhor;

- Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, krijojnë rrezik që procesi para-elektoral, ai i fushatës elektorale, i votimit, numërit, dhe ai ankimor deri në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, të zhvillohet nën një klimë të polarizuar politike, antagoniste, të mungesës së besimit ndërmjet palëve, që rrjedhimisht mund të sjellin si pasojë cenimin e standardeve zgjedhore, prishjen e paqes sociale dhe mundësinë e rritjes së tensionit në jetën shoqërore në vend;

- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, janë realizuar ndërkohë që Presidenti i Republikës që prej datës 6 shtator 2020 me Dekretin nr. 11700, ka caktuar datën e zgjedhjeve për Kuvendin, ditë e dielë, datë 25 prill 2021, duke prishur kështu rregullat e një procesi zgjedhor që tashmë ka filluar, në shkelje të parimeve demokratike;

- Ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, cenojnë parimin kushtetues të sigurisë juridike dhe bien ndesh me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë;

- Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës.

Për sa më sipër dhe siç do të trajtohet gjerësisht në vijim, duke respektuar edhe kërkesën e grupittë Partive Popullore Europiane të shprehur përmes deputetit të Parlamentit Evropian zoti Michael Gahler1 , në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji në mbështetje të nenit 85 pika 1, kam vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 118/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, si një mundësi e fundit që mazhoranca qeverisëse e Partisë Socialiste, të reflektojë e të tërhiqet nga sjellja dhe veprimet anti-demokratike që mund të favorizojnë Partinë Socialiste në proçesin zgjedhor të 25 prillit 2021, por që do të dëmtojnë rëndë Shqipërinë, qytetarët e saj dhe të ardhmen europiane të tyre.

(Kliko këtu për të lexuar arsyetimin e presidentit Meta për kthimin e ligjit)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
Meta: Kush vjedh votën t'i pritet dora si në Mesjetë! Meqë dënimi me vdekje është i ndaluar

KORÇË- Presidenti Ilir Meta tha nga Korça se pas 25 prillit,  krimet më të mëdha dhe më të ndëshkuara për vendin tonë do të jenë prekja e Kushtetutës dhe e votës.

Madje arriti deri në një propozim ekstrem. 

“E gjithë vëmendja e Shqipërisë dhe shqiptarëve do të jenë të zgjedhjet. Shqipëria do të jetë vend që ka shpresë, dhe jo e 5 oligarkëve. Që i marrin shpirtin këtij vendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të rritet borxhi publik dhe varfëria. Borxhi nuk merret për të ndihmuar njerëzit në vështirësi, por merret për PP, që nuk kanë asnjë çmim. Të ardhurat shkojnë poshtë. Zgjedhjet do të zgjidhin sundimin e ligjit. Pas 25 prillit, Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, në çdo rast. Të dy do të jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme. Prekja e Kushtetutës dhe vjedhja e votës. As presja e Kushtetutës nuk do të preket më. Kush prek një votë t’i pritet dora, si në Mesjetë. Meqë dënimin me vdekje e kemi të ndaluar.”, tha Meta.

Ora 12:54
Ktheu ligjin për Kodin Zgjedhor/ Meta nga Korça: E vonova se u konsultova me ekspertë ndërkombëtarë! Mazhoranca ta lexojë e të reflektojë

Nga Korça, presidenti Ilir Meta ka argumentuar vendimin se përse ka kthyer në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor.

"Për t'i dhënë një mundësi mazhorancës që të reflektojë të respektojë marrëveshjen se do mbajë një përgjegjësi kritike jo vetëm për këtë precedent të rrezikshëm në 3 dekada të ndryshimit të rregullave të lojës, por edhe për vonesat e celjes së procesin të negociatave se respektimi i kësaj marrëveshjeje është kusht i BE, përvec kushteve të tjera.

Presidenti është i qetë për arsye sepse presidenti është me një gjatësi ale me popullin shqiptar dhe i gjithë populli pavarësisht nga preferencat partiake apo politike, i mërzitur nga lojërat e tyre kërkon t'i jepet fund kësaj krize artificiale, kësaj mungese skandaloze të legjitimitetit të të gjitha institucioneve dhe në radhë të parë të vetë Kuvendit që kurrë në historinë e tij nuk ka qenë në këtë gjendje dhe populli kërkon paqe, qetësi, integrim Eruopian dhe këto nuk mund të arrihet pa pasur një reflektim në plan afatshkkurtër. Meta ka motivuar, në  mënyrë të qartë është bërë një punim shkencor nga ekspertët e presidentit, por edhe ndërkombëtar për të gjitha standartet që shkel ky kuvend që ka të bëjë me standartet e OSBE, Venecias dhe Kushtetutën tonë, shpresoj që ata të lexojnë të reflektojnë. Presidenti dëshiron që të ketë zgjedhje, të ndjekë edhe ai programet e partie të alternativave të ndryshme, lidhur me situatën e pandemisë, me problemet e taksave, problemet ekonomike dhe presidenti ka vetëm një votë si çdo qytetar që do e hedh në kutinë e fshehtë. Nëse do kemi një këmbëngulje për të dëmtuar zgjedhjet dhe për t'i vendosur një mur për integrimin në BE, presidenti do të jetë me gjithë shqiptarët", tha Meta.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 24/10/2020 09:25

    Sikur te ishte e vertete kjo qe hajduteve tu pritej dora... Presidenti vete nuk do te kish firmosur dot deri me sot asnje dekret...

    Përgjigju
  • Qytetari jo Fshatari: 23/10/2020 17:06

    Degjo o palo fatkeqesi per ne popullin shqipetar me shume Epitete te fituara dhe teZbatuara nga mendja jote Naziste Vrastare dhe Familjare Ta kemi thene se ti me veprimet e tua qe po te vijne ne ditet e fundit te jetes O Do Vrases Vehten ose do ta pesosh nga Populli si Presidenti Rumun Nikolahe causheski me te Shoqen Hakmarrja Popullore Nuk ke shpetim as nga Varsja e Mones dhe nga Fjale e Tmershme per ty SPAK⛓

    Përgjigju
  • Tani: 23/10/2020 16:27

    Ty meta dhe gruas tende duhet tju pritet koka....

    Përgjigju
  • Vari: 23/10/2020 15:26

    LSI kthehet ne parti sakatesh

    Përgjigju
  • Tirona: 23/10/2020 15:24

    Kisha vendos mos te komentoja per Ate qe sheh "Palacon me Brekushe", po ku te le ky pa e bo nje koment , obo si i ndjeri Shabon Qosja. Ndaje menjen o njeri , je apo nuk je dakord me nderkombetaret, se nje here i sulmon me Vasil Lacin dhe nje here don te filtrosh me Ta.Sidoqofte, SPAKU, nuk njeh Koalicione, President apo Ishpresident, je ne Pushtet apo ne Opozite, Kryeminister apo ishKryeminister etj, kur te vije koha ,te gjithe Ata qe kane vrare, vjedhur e pasuruar duke shkelur Kushtetuten do ti coje para drejtesise , qe ne te ardhme populli shqiptare mos ti kete me para syve keta sharlatane por ti shikoje brenda kafazeve te Burgut ku te pellasin gjithe diten me veten e tyre, ku populli do te jete i qete pa i degjuar pellitjet e tyre.

    Përgjigju
  • Zoti Meta: 23/10/2020 15:20

    A e shikon çakejte si leshohen te te fyejne e prosvalin?? I shikon si i mbarsin mafjozet ne pushtet si shfryrje se i kane lene pa buke e pa pune tash e 8 vjet! Edhe dicka, o taulant tao tao, nese nuk e kupton se po te vjen dita te shijosh qelite e ftohta te burgut qenke vertet i trashe. Nese shtiresh se ske asnje mundesi tjeter, atehere je ne rol ske cfare te te thuash. Vazhdoni tani drugen, shani e mallkoni se e keni nga anoreksia.

    Përgjigju
  • Deda: 23/10/2020 14:56

    Jam shum dakord me mister presidentin e nderuat te shqiptareve, per prerje duarsh per ato qe vjedhin votat dhe blejne vota!por kam pershtypjen se gjith LSIstave do te ju prehen te dya duret se jane hajdute dhe bleresa te pa pare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/10/2020 14:28

    Kurse ty duhet te te pritet koka more i degjeneruar dhe jo dora

    Përgjigju
  • Rrota: 23/10/2020 14:22

    Mase fantastike kjo e prejes se dores, do te identifikohen te gjithe ata me LSI, stafi vet do mbesi pa duar fare. Hahahaa

    Përgjigju
  • Dora: 23/10/2020 14:13

    President maskara, hajdut. Batakci. Ne solli si idiot mediokerr e superhajdut Rama ne pushtet dhe tani i ka mbet qefi. Qesharake apo jo. Komplet idiot.

    Përgjigju
  • O tej: 23/10/2020 13:29

    O Metmuti hajduti tu krhefshin patkonjte perpjete se Mona perpjete i mba e nuk i ul.

    Përgjigju
  • Hahahaha: 23/10/2020 13:28

    Talleshin kta derdimenet me plakun e aziles

    Përgjigju
  • Deti: 23/10/2020 13:09

    Me ke nderkombetare u konsultove me Tigan Moniken se nderkomtare tjeter nuk e mere mundimin te harxhoje kohen me nje palo hipokrit si ty

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2020 13:00

    Per ke popull flet ky gangster ordiner,mos e zere popullin ne gojen tende te ndyre njeri i lig.

    Përgjigju
  • I plotefuqishmi i lagjes: 23/10/2020 12:53

    Komisioni i Venecias qe ta marri vesh ky fshatari jep vetem OPINION ose nje MENDIM. Komisioni nuk eshte gjykate as keshilli i lagjes se kohes se komunzimit kur ndante sherrin ne lagje.

    Përgjigju
    • mossss: 23/10/2020 14:24

      Koalicionet nuk ndalohen o Populli....kuptoje mire ligjin.....problemi eshte se si PD, si LSI duan te kandidojne nga 140 kandidat secili....vetem ky eshte problemi....LSI dhe PD nuk e duan njeri tjetrin, prandaj bejne keto naze e krijojne probleme.... ...........nese do lejoheshin kolicionet tren, sic e duan opozita.....atehre do ishin 140 kandidat nga PD, 140 nga LSI, 140 PDIU, 140 nga PR, 140 , PBDNJ, 140 nga agrarja.....nuk do te merrte fund numrimi...

    • Populli: 23/10/2020 13:04

      Ai Komision, qe thua ti, ishte vete Rilindja qe iu fal 3 here dhe qe humbi 3 me 0 ne favor te presidentit! Jo se ky eshte me i miri, por as Rilindja nuk ben shaka me skandalet e saja! E kam thene dhe here tjeter, koalicionet jane e drejte politike e njohur nga Karta e te Drejtave Politike. Nuk mundesh te besh sic do vete, si ne rastin e Rilindjes!

  • redi: 23/10/2020 12:50

    Kur flet Meta ,se perlamenti nuk ka te drejte per reforma kushtetuese,po i kthehemi shembullit qe reforma ne drejtesi u votua me 140 vota nga parlamenti.Pra parlanenti me kushtetute e ka te drejte te vendos per reformat sic eshte dhe ajo e zgjedhjeve. Po ti referihemi kushtetutes cdo reforma duhet te vendoset me REFERENDUM dhe jo nga politikanet(sidomos tonet) qe hidhen sa andej kendej.Reformazgjedhore te vitohet be kuvend dhe opozita ka te drejten ta coje ku te doje.

    Përgjigju
  • Lala: 23/10/2020 12:44

    C'fare pafytyresie ka ky njeri shpifarak,ky intrigant e kryehajdut,ligesia e tij e pashoqe ka mbijetuar ne 30 vjet fale standarteve te Gjirit te Lalzit.

    Përgjigju
  • Vilma: 23/10/2020 12:41

    Nje sorre e zeze ne fytyre e shpirt,kerkon te beje shqiponjen e duart e tij te ndyra ne llumin e vjedhjes e poshtersise.

    Përgjigju
    • Ska me idealiste: 23/10/2020 13:32

      Mbase vlente para do vitesh pa tash nje mut jane te gjithe se e tregun veten vetem tuj bo skandale

  • Populli: 23/10/2020 12:38

    Ka nje shprehje populli per nje qen qe donte te behej dragua:Mortja qe s'me hengri mua kur u be qeni dragua",eshte fiks per Ilir Kryehajdutin qe flet per standarte e terrci e verrci,standartet e Cepanit i njeh mire ky karagjoz.

    Përgjigju
  • Cepani: 23/10/2020 12:24

    Kur flet dhe monstra i Cepanit per standarte europiane,te vjen anakati e te vjen ndot nga ky kryehajdut e kryemashtrues qe ka 30 vjet na can menderen,ky ordiner duhet te hetohet sa me pare,ka gjynahe te medha per te lare bashke me Sali Kriminelin.

    Përgjigju
  • Likja: 23/10/2020 12:20

    Hidhu pirdhu Like se lirohesh.

    Përgjigju
  • Tigani Mones: 23/10/2020 12:19

    O te dhjefsha mu ne argumentat e tua ore bastard president,nje kryemafioz,nje horr,nje kryehajdut ja qe u beka dhe president!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2021, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së