Meta kujton 2 korrikun 1990: Rrugëtimi që nisi me guxim duhet përshpejtuar për të shkuar drejt anëtarësimit në BE

Meta kujton 2 korrikun 1990: Rrugëtimi që nisi me guxim duhet përshpejtuar për të shkuar drejt anëtarësimit në BE

1656753279_mm.JPG

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 2 Korrikun 1990, hapjen e ambasadave të huaja në Tiranë duke shprehur mirënjohje për Ylli Bodinakun ndërsa theksoi se rrugëtimi drejt Europës duhet të përshpejtohet për të shkuar drejt anëtarësimit në BE.

"LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN! Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t'i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas "Ngjarjeve të Ambasadave" garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!", shkroi Meta.

 


Lajmi kryesor:

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS