'Po dalin të rrezikshmit'/ Burgjet i përgjigjen Metës: Informacion i pasaktë, situata është normale

'Po dalin të rrezikshmit'/ Burgjet i përgjigjen Metës: Informacion i pasaktë, situata është normale

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të burgjeve, Agim Ismailit ku i kërkon informacione mbi sigurinë në burgjet shqiptare. Presidenti Meta ka deklaruar se ka marrë informacione, se persona me rrezikshmëri të lartë, mund të përfitojnë nga situata e krijuar dhe të dalin nga burgjet. Për këtë arsye, në letrën e tij, kreu i shtetit ka kërkuar marrjen e masave për të parandaluar çdo situatë të rrezikshme.

"Kërkoj marrjen e masave për parandalimin e çdo situate. Të parandalohet çdo situatë që rrezikon sigurinë e vendit", shkruhen në letrën e Metës.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, ku theksojnë se është në normalitet të plotë

"Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis. Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre", shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve.

Argumenti se "ka marrë informacione" është përdorur nga numri një i shtetit edhe për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Ky vendim ka çuar palët në qëndrime krejtësisht ekstreme, duke tensionuar situatën në disa qytete të vendit. Nga njëra anë mazhoranca shprehet se zgjedhjet nuk do të shtyhen, pasi zhdekretimi nuk njihet si term ligjor dhe është antikushtetues, nga ana tjetër opozita ka penguar përgatitjen e procesit të votimit në të gjitha KZAZ-të e vendosura në bashkitë të drejtuara nga të djathtat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 20/06/2019 10:22

    A te zuri frika o buf pulash

    Përgjigju
  • Rrota: 20/06/2019 08:08

    Ore tallesh ti hahaha Po ti sje jashte hahaha

    Përgjigju
    • rrotocile: 20/06/2019 11:34

      po pyet nese ka vend per kete apo jo. duhet tja kuptosh thelbin. te pakten nxirr ca qe te kete vend per kete.

  • Shqiperia: 20/06/2019 00:09

    historia do ju gjykoj

    Përgjigju
  • Jim Maniani: 19/06/2019 23:36

    Kjo osht me spec ktij I duhen te burgoserit per rremuja Rama te jete shume kujdes se dicka Ka pergadit me burgjet ky Ku akoma te LSI punojn.

    Përgjigju
  • ERP: 19/06/2019 22:00

    E provove edhe gjate zgjdhjeve kur dole si qen i zgjebosur. Atje e ke vendin o katunar, qelbesire antishqiptare

    Përgjigju
  • Toli: 19/06/2019 21:51

    Ky kryehajdut aty në çeli e ka vendin.

    Përgjigju
  • Bako: 19/06/2019 17:50

    Cojeni ne burg te kujdeset vete per sigurine

    Përgjigju
  • e kruajtet keq ksaj here: 19/06/2019 17:48

    e bllokman si u be .spo te dalin hesapet edepsezzz eeee.po jemi ne nato o guguf nuk ke nga ia mban perdridhu sa te duash.maksimumi do shkosh ti besh shoqeri gruevskit o pjelle e keqe.dhe kete jo nga shqipetaret por nga USA dhe BE o aga kokcep

    Përgjigju
  • Bobi: 19/06/2019 17:38

    Don me çu n protest edhe t burgosunit ky pleh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt