Meta letër Ruçit: Nga e hëna pres të takohemi për ngritjen e Kushtetueses, do u çoj detyrat të gjitha institucioneve

TIRANE-Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër sot kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në lidhje me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

"Sot i kemi përcjellë shkresën kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë të ketë mundësi nga e hëna që vjen. Ju do të thoni pse nga e hëna? Sepse sot kemi të përkthyer në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare raportin e Komisionit të Venecias.

Ky është një dokument zyrtar dhe përgjegjësi të plotë nga institucioni i presidentit, do u dërgohet të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Kuvendit, nëse edhe ata kanë bërë një përkthim të certifikuar e mirëpresim, po ashtu do ia nisim KED-së. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale, është kryekusht edhe për integrimin" tha ai.

Presidenti tha se do u nisë të gjitha institucioneve nga Kuvendi, KED dhe të tjerave të gjitha detyrat e dala nga rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe që duhet t'i zbatojnë në mënyrë që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.

"Nuk kemi cfarë të negociojmë por të bashkëpunojmë, këtu është një shkresë e datës 3 nëntor 2017 nga Presidenti drejtuar BE-së dhe Euralius për të parandaluar problemet me KED-në, me hedhjen e shortit me legjitimitetin e veprimeve të KED-së dhe atyre gjërave që ndodhën, bllokimin dhe zhvillimet më të fundit, të para 7 muajve.

Nëse nuk do të ishte minuar ky takim mes presidentit-Kuvendit dhe BE-së këtu, Shqipëria asnjë sekond nuk do të kishte mbetur pa gjykatë kushtetuese dhe opozita nuk do të kishte asnjë justifikim për t'u larguar nga parlamenti, pasi e kishte rrugën për në Kushtetuese por edhe zgjedhjet vendore do të ishin gjithpërfshrië dhe negociatat do të ishin çelur me kohë. Unë nuk kam pritur nga Komisioni i Venecias të merrja dekoratë dhe as nuk e kam cuar, kam thënë se po lëmë nam, pasi Venecia e ka shkruar Kushtetutën tonë. Ka qenë mungesa e vullnetit për të lexuar ligjet në mënyrë të paanshme.

Duhet të gjitha institucionet të lexojë dhe të nxjerrin detyrat këtu, unë do ua dërgoj të gjitha, edhe vlersimet e mia, cfarë detyrash i bie të ketë parlamenti, KED dhe KLGJ-ja apo gjykata e Lartë. I mirëpres të më sjellin cfarë duhet të përmbushë Presidenti, do i përmbush me përgjegjësinë më të madhe. Nuk duhet të vendosej ky kusht nga BE-, por nuk ka asnjë vend të botës pa gjykatë funksionale, pavarësisht se kush i ka bërë përpjekjet' tha ai.

VIDEO/Deklarata e plotë e presidentit Ilir Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Ftesa e Pacollit për tryezë kombëtare? Meta: Kosova i ka zgjidhur krizat më mirë se ne

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli u bëri thirrje Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta si dhe kryeministrit Edi Rama, që të mblidhen në një tryezë të përbashkët për të treguar unitet shqiptarë. Por cfarë mendon Ilir Meta për këtë ftesë? "Nuk është koha për protagonizma, Kosova është një shtet i pavarur, Kosova ka institucionet e saj, Kosova ka treguar që është momentet dhe krizat e vështira i zgjidh edhe më mirë se ne. Unë kam qenë dhe jam i hapur për t'u takuar me udhëheqësit e Kosovës dhe shqiptarëve kudo që janë, por jam i bindur që në momente sfidash ata e rrisin përgjegjësinë e tyre" tha ai.  

Ora 13:06
Me 300 veta shpallesh minoritetet, Meta: Po e studioj në brendësi, pastaj do të flas

Presidenti Ilir Meta u shpreh se po përgatit një qëndrim lidhur me projektvendimin e qeverisë që parashikon që një grup prej 300 personash mund të aplikojnë për t'u njohur si pakicë kombëtare në Shqipëri. "Jemi duke e studiuar kam pasur shumë reagime edhe nga shumë akademikë, por do të na duhet kohë për ta studiuar në brendësi" tha Meta.

Ora 13:02
Pakt me PS-në për kreun e KLSH-së? Meta: Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë

Presidenti Ilir Meta mohoi sot që të ketë një marrëveshje me PS-në, që socialistët të votojnë propozimin e tij për kreun e KLSH-së, Arben Shehu, në këmbim të firmës që mori nga kreu i shtetit ligji për eurobondin. 'Nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë, ju e dini qëndrimin tim ndaj eurobondit, që u soll se mungonte mendimi i BSH-së. Cdo gjë që ka probleme kthehet për reflektim. Se cfarë vendimi merr parlamenti për kandidaturën e propozuar është e drejta e parlamentit, unë jam i zhgënjyer për mos miratimin e tre kandidaturave të para, kanë qenë përfaqësuese dhe dinjitoze" tha Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 26/06/2020 15:10

    Minoritet,edheIranianët ... pushtet pushtetar gomar të pa aft hajna analfabet

    Përgjigju
  • O tej: 26/06/2020 13:21

    Meta H A J D U T

    Përgjigju
    • Po po: 26/06/2020 16:11

      Hajdut dhe pusht

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura