Meta: Ka luftë të brendshme të kandidatëve të PS për votat, opozita të mos humbasë vëmendjen nga euforia e fitores gjatë numërimit

Presidenti Ilir Meta tha se opozita të mos hutohet nga euforia e fitores dhe të ndjekë me vëmendje numërimin e votave për partitë dhe kandidatët, pasi ai ka informacion se ka luftë të brendshme të kandidatëve të PS për votat dhe do të tentojnë të manipulojnë komisionerët e opozitës.

"Nuk do të preket asnjë votë e opozitës.  Nuk preket asnjë votë e opozitës. ta përfaqësuesit e opozitës të PD dhe LSI, jo vetëm që kanë për detyrë të mbrojnë çdo votë dhe natyrisht edhe të opozitës, por ata kanë për detyrë tani edhe votat siç do u jap populli dhe ata socialistë për PS. Pasi të përfundojë numërimi ekziston rreziku se opozita nga euforia e fitores kanë informacionet se kandidatët kanë nisur luftën e madhe dhe po përgatitë për të kapur njerëz të opozitës që të ndikojnë te numrimi i votave të kandidatëve të PS. Ky do të jetë minues për zgjedhjet. Çdo votë do të numërohet ashtu siç është. Unë i druhem lodhjes, numërimi kërkon kujdes dhe përqendrim dhe ata që kanë marrë përsipër këtë detyrë duhet ta kenë nivelin e  përqendrimi 101 % për partinë dhe kandidatë gjatë numërimit, të mos vijën marifetxhnjtë që po tentojë të blejnë votat brenda partisë së tyre", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Ilir Meta, thirrje shqiptarëve: Mprihni sëpatat e sfurqet, me në krye Presidentin do të mbrojmë votat! Kryerilindasi është provokator, të gjejë vrimë ku të futet po preku 1 votë


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri