Meta mbledh nesër KDK-në, ndryshime në Kryesi! Largohet Kryemadhi

Meta mbledh nesër KDK-në, ndryshime në Kryesi! Largohet Kryemadhi

Xhixho dhe Meta

Ilir Meta, tashmë Presidenti i Partisë së Lirisë, ka njoftuar se nesër do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar. KDK do të votojë Kryesinë e re, ndërsa pritet largimi i Kryemadhit pas ndryshimeve të Konventës të së shtunës.

Në fjalën e tij, Meta, tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

“Duhet të kalojmë në veprime, nesër do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar. Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha ai mes të tjerash.

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë. Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1.  Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)
2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)
3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)
4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)
5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)
6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)
7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)
8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)
9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)
10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Po ashtu kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:

1. Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste
2. Brunilda Haxhiu - Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji
3. Anxhela Shenaj - Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste
4. Bedri Merhori - Anëtar i KDK - ekspert i sigurisë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 29/04/2024 20:29

    Duket si armiqesi e stisur per tr krijuar nje kauze ringritjeje per nje parti qe nuk perfaqeson asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

U arrestua se hodhi molotov para bashkisë në protestën e PL-së dhe Rithemelimit, Apeli lë në arrest shtëpie 31-vjeçarin

U arrestua se hodhi molotov para bashkisë në protestën e PL-së dhe Rithemelimit, Apeli lë në arrest shtëpie 31-vjeçarin