Meta me gjimnazistë të PL-së: Nuk po ikin vetëm të rinjtë nga vendi, por po largohen dhe banorët nga zonat rurale drejt Tiranës! Faji i politikave të dështuara

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me disa gjimnazistë të kësaj force politike shprehet se shpopullimi është një nga problemet më shqetësuese në vend.

Meta thotë se Shqipëria po zbrazet jo vetëm nga të rinjtë e të rejat që po lënë shkollën e ikin jashtë vendit, por edhe largime të banorëve nga zonat rurale drejt Tiranës, dhe për këtë ka akuzuar qeverinë me politikat e së cilës ia konsideron si të dështuara.

“Prekët me të drejtë shpopullimin se e ndjeni në klasat e familjet tuaja. Për fat të keq sot po ndeshemi me një variant modern të spastrimit etnik, që është shpopullimi. Shifrat, dramatike e alarmante. Jemi në kushtet kur këtë vit janë ulur në bankat e shkollës më pas se 220 mijë nxënës krahasuar me 15 vite më parë. 58 mijë më pak nxënës se 5 vite më parë. 18 mijë më pak se një vit më parë.

Shifra kokëforta që i dinë të gjithë, sidomos jashtë Tiranës. Vendi po zbrazet nga të rinjtë e të rejat, jo vetëm minorenë që lënë shkollën e ikin jashtë vendit, por kemi edhe një braktisje të zonave rurale drejt Tiranës. Kjo për arsye të situatës së krijuar nga qeverisja dhe politikat e saj të dështuara.”, u shpreh Meta. 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BANUSHI TAMUSHI: 03/12/2022 15:40

    O Zot çe ka gjet Shqiprin hajduti fshatari Ilir Metaj spiun ka dal e mendon se si ktë popull ta ndihmoj. Po ky maskara me emrin Ilir punon e mendon se si ktë popull ta shkatroi siç e ka bër për 30 vjet. Vetëm vjedhje mashtrimet sëbashku me kok lopës Munika e tani na viel e për popullin mendon ky HAJVON.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite