Meta: Me miratimin e Zgjedhores shpall zgjedhjet e ardhshme, le të hyjë kush të dojë (VIDEO)

Presidenti Meta tha se me miratimin e reformës zgjedhore ai do të shpall ditë e zgjedhjeve të ardhshme brenda hapësirës ligjore që i jep kushtetuta e ligji. Meta tha se këtë do e bëjë pa u konsultuar me paritë dhe kush të dojë le të futet në zgjedhje.

"Po bëj të qartë se në të hapësirën kohore që kodi do më lejojë,  i miratuar me konsensus apo jo, në hapësirën që më jep Kushtetuta do të bëjë shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, të ardhshme menjëherë pa u konsultuar me asnjë parti pasi jam i sigurt që të gjithë mezi po presim. Dekreti i presidentit është shumë i qartë, firmos dhe kushdo të hyjë në zgjedhje kush nuk do të mos hyjë është problemi i tij", tha Meta


Lajmi kryesor:

Meta: 'Zgjedhoren' e kthej po kaloi pa konsensus! Do shpall menjëherë zgjedhjet e përgjithshme të 2021 pa konsultuar me partitë, të futet kush të dojë. Cili është plani i tij?


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin