Meta 'kode' Ramës: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë! Kryeministri: Krim, përfshirja e presidentit dhe futja në lokale ku vënë baste subjektet e OFL

Meta 'kode' Ramës: Autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë! Kryeministri: Krim, përfshirja e presidentit dhe futja në lokale ku vënë baste subjektet e OFL

Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit, pas protestave masive kundër rezultatit të zgjedhjeve të manipuluara, ka përcjellë një mesazh të koduar për kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Meta teksa shkruan se populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, shton se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjësisë.

"Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë", shkruan Meta.

Ky reagim i presidentit është pasuar me një përgjigje të menjëhershme nga Rama, i cili nuk ndal akuzat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:06
Presidenca-Ramës: Respekto urgjent 5 qershorin, se le nam! Ti i fute kriminelët në Kuvend, pse ke frikë të përballesh me Metën?

Pasi kryeministri Edi Rama, i ktheu përgjigje presidentit Ilir Meta, duke thënë se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, duke shtuar se futja e e tij nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor, presidenca regon përsëri me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

Blushi teksa e quan Ramën trendi buburrec, i ka kërkuar që të respektojë 5 qershorin, ku nuk ndal dhe akuzat se sipas tij ka qenë ai që ka futur në parlament kriminelët.

"Buburrec Trendi respekto urgjent 5 Qershorin se le nam dhe dënoi në emër të OSBE-së zgjedhjet e Kirgistanit që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidentin ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantët", shkruan Blushi.

Sakaq ai i ka kujtuar Ramës ftesën për përballje në studio me Metën, ndërsa e ka pyetur se përse ka frikë që të shkojë.

"Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në Përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si buburrec e fshihesh pas Tëitterit?! Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistanin e largët! Ora e Përballjes po afron! As në skutat e Tëitter-it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent Marrëveshjen e 5 Qershorit", shton zëdhënësi i Metës.

Ora 16:43
Rama ia kthen Metës për '5 minuta': Krim zgjedhor edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje! Krim mendor futja e tij nëpër lokale ku vënë baste subjektet e OFL

Kryeministri Edi Rama i  ka kthyer përgjigje të ashpër për "5 minuta" presidentit Ilir Meta, sa i përket akuzave për krime zgjedhore.

Në një postim në "facebook" ai shkruan se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, ndërsa shton se futja e presidentit nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion, është krim mendor.

"Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haruni: 16/10/2020 02:12

    Me te korruptuarit ed Rama mund te humbase sh gjithcka me shtepi me biznees me gjithcka qe ke VENE Me mund dhe Me djerse PRA I gjithe Populli duhet ta kuptoje pervec trushpelareve te RILINDJES QE TE VOTOSH SOT PER RAMEN ESHTE TI BESH GROPEN VETES

    Përgjigju
  • redu: 15/10/2020 18:22

    Dhe ti or Ted me Benin je vite drite larg.A e llgjikon ate qe nxjerr nga goja ,per perballje debat Meta-Rama ? A mundet me kushtetut presidenti te debatoj ne media me kryeministrin qe perfaqeson partine e tij?E vetmja rruge kushtetuese dhe etike eshte doreheqja e Metes para zgjedhjeve dhe ka te drejten te mbroj partine e tij ne debat me cdo politikan qofte dhe Rama

    Përgjigju
  • selmoni: 15/10/2020 18:04

    KUR DO TA PERMBYSIM KETE DUCEN E SHWIPERISE, HAJDUTIN E FLORIRIT...?

    Përgjigju
  • Teddy: 15/10/2020 17:20

    Do ma heqesh ate Tedin e mbaruar ku ma ke gjetur mor burr kishe plot te rinj e te reja intelektual na prishe imazhin me kte te mbaruarin

    Përgjigju
  • PLEHU META: 15/10/2020 17:11

    TI JE NJERIU MË I URYER I SHQIPTARVE O PLEHU META.

    Përgjigju
  • HAMA TI MU: 15/10/2020 16:44

    KARAGJOZI MË I MADH ËSHTË PRESIDENTI I SHQIPRIS HAJDUTI ME BLLOK NË DOR. NJERIU MË I URYER I SHQIPTARVE SI FAMILJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet