Meta thirrje të pa precedent për një kryetar Shteti: Më 8 dhjetor ju pres në Sheshin 'Demokracia' për miting

Meta thirrje të pa precedent për një kryetar Shteti: Më 8 dhjetor ju pres në Sheshin 'Demokracia' për miting

Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta kërkon të përsërisë në 8 Dhjetor 22 Nëntorin e vitit 1998 duke zhveshur veten nga kompetencat e të qenit mbi palët dhe duke u pozicionuar kundër qeverisë. Në një nismë paprecedent për një kryetar Shteti, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen në 8 Dhjetor në sheshin Demokracia në qytetin Studenti, për të nderuar studentët e Dhjetorit. Meta sulmon qeverinë duke e akuzuar se po qeveris keq vendin ndërsa bën thirrje që Shqipëria me çdo çmim duhet të futet në epokën e referendumeve.

"Të dashur qytetarë! Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”! Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit. Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!", shkruan Meta.

Lëvizja e propozuar nga kreu i shtetit mbi referendum u komentua një ditë më parë edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një nismë që duhet të marrin të gjithë politikanët për të qenë në kontakt me qytetarët por shtoi se nuk do t'i bashkohet asaj. Nga ana tjetër Ministri i Diasporës Pandeli Majko, i vetmi reagim zyrtar nga mazhoranca e ka quajtur të paprecedentë thirrjen e presidentit Meta për të dalë në tubim më 8 dhjetor. Majko u shpreh se Presidentit Meta i duhet të ulë palët në tavolinë për dialog dhe jo të bëhet palë e të bëjë mitingje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • florenca: 25/11/2019 18:59

    KOT E KE O MALOKU I SKRAPARIT ,,,ASKUSH NUK TE VJEN TE DEGJOJE RRENAT E TUA,,,SHQIPERIA TE NJEH KUSH JE TI DHE MONIKA DIBRANJA,,,HAJDUTE E KRIMINELE,,,POPULLI NUK FAL ME ASNJERI,,,SHKONI NE BURG,,DOREZONI PALLATE E PASURI,,,DHE NA LINI REHAT SE NUK KEMI KOHE TE MERREMI ME ME MALOKET,,,,JENI FATKEQESIA E KOMBIT...

    Përgjigju
  • Pyka: 25/11/2019 18:10

    Ky,është shumë i thjeshtë,kërkon rremuje!Normale,familjen e ka në Londer!Me 8 dhjetor,duhet të shpjegoj vidion me bllok në dorë!

    Përgjigju
  • nik: 25/11/2019 17:54

    Pa durim po pres 8 Dhjetori per te par shuplaken qe do mar ilir meta nga populli.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 25/11/2019 17:00

    Referendumin do ta kesh me 8 Dhjetor - se nuk ka Shqiptare normal mbi kete dhe qe do te dal te mbroj hajnit tua dhe te mones - vec aty ketu naj debil qe e ne rroge.

    Përgjigju
  • redi: 25/11/2019 16:07

    Meta ka te drejte te kerkoj Referendum por nuk mund te kerkoj miting partiak se bie ndesh me Kushtetuten per postin qe mban ,ku presidenti eshte simbol i unitetit kombetar .Referendumi me i sakte dhe aktual do ishte me pyetjen : A duhet te jete Meta president po apo jo ?

    Përgjigju
  • Lali.: 25/11/2019 16:04

    Nuk jam kunder referendumeve, por jo referendum per te shpetuar bythen tuaj.

    Përgjigju
  • I tej: 25/11/2019 16:00

    Kokelope Skrapari prit dhe ket temin me 8 dhjetor

    Përgjigju
  • Erjon: 25/11/2019 14:57

    Ne te sumes meta erdhi spaku me te gris poturet

    Përgjigju
    • O bobo: 25/11/2019 16:01

      Po Monikes cfar ti grise ajo nuk ka fare

  • ILIR BAJGA: 25/11/2019 14:54

    O ilir meta e vërteta ska Zot që të shpëton ty nga mega vjedhjet që i ke bër Shqiptarve. Ti me serën tënde i ke bër Shqiptarët që të largohen nga Atdheu i tyre i mrekullushëm e të bëjn punët më të vështira nëpër Evrop. Kurse baxhella jote bën shoping nëpër dyqanet më të shtrenjta të Evropës në Londër. Ku i gjen kjo kto lek mund gi zju përgjigjesh ti Shqiptarve . Pse me rroga bëhet shopingu e flytyrimi në bisness klas. Për kto jepu shpjegim Shqiptarëve. Mos i quaj Shqiptarët 《 budallenj 》 o MJERAN .Dita e shpagimit nga ana juaj po vjen prandaj përpëliteni si ajo pula kur i pritet koka.

    Përgjigju
  • Koli: 25/11/2019 14:32

    Pooo se do ja hedhesh si me vagonat kesaj rradhe

    Përgjigju
  • lol: 25/11/2019 13:54

    monen e le ne shtepi? miting pastaj veting, pastaj burgim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë