Topi për Zgjedhoren në fushën e PD-së! Meta: Sot më telefonoi Basha, i thashë mos ke frikë nga humbja (VIDEO)

Për presidentin Ilir Meta kjo e premte ka qenë një ditë e ngjeshur politike.  Ndryshe nga vizita e fundit e Yuri Kim në presidencë e cila u prit nga këshilltarët, këtë herë presidenti Meta e priti personalisht ambasadoren e SHBA. Ndërkohë, një tjetër komunikim të rëndësishëm,kësaj radhe telefonik, presidenti Meta e ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha. Pa treguar bisedën, presidenti i dha një mesazh të qartë liderit të opozitës se cfarë duhet të bëjë me topin në fushën e tij.

Presidenti i kërkoi Lulzim Bashës të mos trembet, teksa mori shembull veten e tij në vitin 2005, në krye të LSI. Ilir Meta nuk e quan fatkeqësi ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në zgjedhore, ndryshe nga kryeministri Rama. Kreu i shtetit tregoi se ka bërë “paqe” me ndërkombëtarët kur vlerësoi maksimalisht rolin e ambasadorëve në realizimin e reformës. Një mesazh e dha dhe për mazhorancën duke i kujtuar se tashmë opozita ka hequr dorë nga kushti për qeverinë kujdestare. Presidenti zhvilloi një takim dhe me presidentin Hashim Thaci, me të cilin diskutoi lidhur me bashkëpunimin midis dy vendeve për të kaluar me sukses pasojat nga pandemia globale.

VIDEO/Konferenca e plotë e Presidentit Ilir Meta

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Topi në fushën e PD-së për 'Zgjedhoren'! Meta: Ja kush është këshilla ime për Bashën

Ambasadorja amerikane Kim u shpreh tre net më parë se tashmë topi për reformën zgjedhore ndodhet në fushën e Lulzim Bashës, që të firmosë draftin. Por a ka një këshillë Ilir Meta për Bashën? "Mesazhi im për opozitën ka qenë ky; gjithcka për konsensus. Që kur u shkatërrua teatri mesazh im ka qenë mos bini pre e provokimit për t'u larguar nga tryeza dhe mos paraqisni listë dëshirash, por qëndroni te ato elementë bazikë, për të cilat do të keni përkrahjen e ndërkombëtarëve.

Mesazhi im i fundit është që duhet të kuptojmë që qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE-së pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspektivën e shpejtë të negociatave, por edhe këto arritje që kemi deri tani, sepse asgjë nuk është e sigurt. Shqipëria humbet shumë mundësi nëse bën hapa prapa. Apeloj të gjithë jo vetëm mos humbasim cfarë kemi por të fitojmë ritmin e duhur" tha ai.

Ora 13:59
Negociatat për 'Zgjedhoren' në shtëpinë amerikane, Meta: Me rëndësi është që të ketë tym të bardhë

Presidenti Ilir Meta komentoi edhe vendimin e palëve për zhvendosjen e negociatave nga pallati i Kongreseve te rezidenca amerikane dhe Shtëpia e Europës. "Është në vullnetin e të dy palëve për t'i zhvilluar bisedimet ku i çmojnë të arsyeshme. E rëndësishme është që të ketë tym të bardhë. Të gjithë ambasadorët e vendeve të BE-së kanë të drejtën e tyre legjitime që të shprehen për cdo cenim.

Të gjithë aktorët të respektojnë standardet me të cilat kemi rëndë dakord me BE-në. Do të ishte shumë mirë që cdo ditë, cdo ambasador i vendeve të BE-së sa herë zbulon shkelje të MSA-së ta denoncojë publikisht. Kjo do të ishte më e mirë se heshtja apo konfuzioni. Deklaratat e ambasadorit të BE-së dhe SHBA, por edhe ambasadorit europian dhe Atlantik të Britanisë" tha ai.

Ora 13:57
Opozita në Kuvend vë kushte? Ironia e Metës për shumicën: Supermaxhoranca i ka votat (VIDEO)

Opozita në Kuvend ka paralajmëruar se do të kushtëzojë votën për ndryshimet në reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit dhe aplikimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-së. Por Presidenti ironizoi shumicën, kur tha se supermaxhoranca i ka votat.

"Nuk besoj se dikush ka dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat për ndryshime të mira. Puna është se duhen qëllime të mira. Padyshim që sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti, aq më pozitive është për të gjithë. Zgjedhje të gjithë pranuara për t'i dhënë fund krizës. Shumë cështje të rëndësishme duhet të adresohen, por të jetë në institucionet e duhura".

Ora 12:49
A foli me ambasadoren e SHBA-së për platformën për drejtësinë? Meta: Nuk bëj komente (VIDEO)

Sot Ilir Meta zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. I pyetur nëse gjatë bisedës kishin folur për platformën e kreut të shtetit me 11 pika, ku parashikonte edhe ndërhyrjen në drejtësinë e re përmes një këshilli politik, presidenti u shpreh se "Ishte një takim zyrtar, nuk dua të bëj komente. Ishte shumë pozitiv. SHBA mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE' tha Meta.

Ora 12:49
Meta: Sot më telefonoi Basha, ja çfarë i thashë për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Lulzim Basha prej tre ditësh është ngujuar në selinë e PD-së, ku vijon negociatat me aleatët dhe ekspertët, pasi topit që i la në derë ambasadorja amerikane me draftin e Reformës Zgjedhore. Për t'u konsultuar për draftin, Lulzim Basha ka telefonuar edhe presidentin Ilir Meta, ndërsa kreu i shtetit zbulon se cfarë i këshilloi.

"Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, kaq mund të them, nuk mund të them asnjë gjë tjetër më shumë. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, e kemi detyrim të gjithë, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të tregojmë besim te demokracia dhe ajo fillon te vota dhe zgjedhjet e lira.

Për sistemin ju e dini cfarë do të dëshiroja unë. Ju e dini që nga 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Në 2005 me një parti të sapo krijuar kam marrë pjesë në zgjedhje, kam luftuar me dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e proporcionalit, por vetëm maxhoritar.

Duhet të kemi besim te demokracia dhe duhet të japim shembullin dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja. Mos harrojmë që Çërçill fitoi luftën e dytë botërore, por humbi zgjedhjet, e pabesueshme, e padrejtë, por përsëri u kthye, respektoi vullnetin e popullit të tij. Dha një shembull të shkëlqyer, duhet të jemi të përulur para demokracisë dhe popullit tanë" tha Meta.

Ora 12:46
Meta: Opozita hoqi dorë nga kushti për qeveri transitore për 'Zgjedhoren' (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta tha sot se opozita zyrtarisht ka hequr dorë nga kërkesa për qeveri transitore, që e kishte vendosur si kusht për vite më parë. "Nuk kam qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk e shoh të arsyeshme që të bëhem, apeloj për konsensus sa më të shpejtë, është detyrim për qytetarët shqiptarë që të kenë sa më shumë siguri që vota e tyre do të jetë e lirë dhe e barabartë.

Është detyrim  ndaj procesit të integrimit, data 8 qershor është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që të arrihet sot, nesër apo ditët e ardhshme, që KE të shënojë një rezultat pozitiv. Duket se ka një progres, dhe duket se cështja ka mbetur për mirëbesim te disa aspekte dhe elementë që kurrsesi nuk duhet të rrezikojnë konsensusin.

Opozita nuk ka vendosur si kusht një qeveri transitore dhe mendoj se mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm. Shpresoj që të kemi një lajm pozitiv sa më shpejt" tha Meta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 06/06/2020 08:03

    Pirth o pirth ne reforma e ke ti.....ti po mendon ndonje pisllek si te ulesh ca vite burg ......se po tu mblodhen per cke ber pastre shekuj del...

    Përgjigju
  • Amerika: 06/06/2020 00:12

    Ti uli breket Amerika like ziu,anullove urdhrin qe i kishe dhene opozites tende qe mos te firmoste reformen zgjedhore, mire bere, tani behu gati per hotelin pa para ne Rec, se shtepite e vilat qe keni ju 2 bajlozet bashkeshort jane te shqiptareve, se i vodhet tre breza ore qafirer.

    Përgjigju
  • Kushdo qofte ,por dhe keta leshko ,harojne qe ne ditet e sotme ,,nuk FSHIHET gje me..: 05/06/2020 17:16

    Keta Kriminele te kujdo Partie ,kane mundur deri diku shume gjera TI Manipulojne mbi kurrizin e Popullit.. Por harojne qe ne ditet e sotme ,nuk kane shance te fshehin asnje prove,per krimet apo per Korrupsionet qe kane bere ketu e 30 vjete.. Ho kokeleshko haroje ti,me Trimat e xha Sulos,tja hedhesh CIA dhe BND Gjerman,por dhe Italiane apo Izrael,e me rradhe..

    Përgjigju
  • redi: 05/06/2020 17:10

    Presidenti ka bere detyren kushtetuese ,duke i dhene kurajo Bashes per humbjen e rradhes.Megjithate Luli ka eksperience ne humbje dhe kjo nuk eshte cudi.Meta ka te drejte per 2008 ku Saliu dhe Rama na sollen sistemin qe kemi sot .Listat e hapura jane tregues i forces se sovranit duke zgjedhur njerezit qe pelqen dhe kryetaret dalin jasht loje ise humbasin direkt

    Përgjigju
  • Illyrian Man: 05/06/2020 16:19

    Yt te q.... rrrppt trikolesh

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 05/06/2020 15:06

    Per lesh do shkoni bashk me babain tuaj sali qenin. E di mir ti legen po ske cfar thua. Me mir qe ja ben te qart se mos te kete frik nga humbja qe eshte e sigurt edhe me e thell se ne 2017. QEN

    Përgjigju
  • HAJDUTI: 05/06/2020 14:55

    Hajduti ordiner luan rolin e babaxhanit. O çfar tmerri po kalon kombi Shqiptar me kta hajdut të pa par.

    Përgjigju
  • Ani: 05/06/2020 12:54

    Si nuk ka pak turp ky palo President qe e ka bere dhe e trajton kete vend si nje shtet bananesh bashke me te shoqen,me ke tallet ky palaco tash 30 vjet,ky shpirtzi e katran njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia