Meta në prag të Krishtlindjeve: Fëmijët me nevoja të veçanta të përkrahen jo vetëm për festa, duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidariteti

Meta në prag të Krishtlindjeve: Fëmijët me nevoja të veçanta të përkrahen jo vetëm për festa, duhet të nxitim një ndjenjë më të fortë të solidariteti

Foto nga dita e sotme në Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan

Në prag të Krishtlindjeve, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vizituar Qendrën Shqiptare për Integrimin e Njerëzve me Nevoja të Veçanta në Elbasan, ku ka takuar fëmijët ka kaluar kohë me ta dhe ka ndarë dhurata.

Këtë vizitë presidenti e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku edhe theksoi se  këta fëmijë edhe familjet e tyre nuk duhet të ndihen të përkrahur vetëm gjatë festave por gjatë gjithë vitit sidomos në këto kohë të vështira që po jetojmë për shkak të pandemisë.

Meta ne fund ka shprehur se duhet të nxitet më tepër fryma solidare dhe vullnetarizmi në mënyrë që këta fëmijë të integrohen plotësisht në shoqërinë tonë.

“Elbasani, ju uroj edhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, të kalojnë sot një mbrëmje sa më të gëzuar festive Krishtlindjeje”, shtoi ai.

 


Lajmi kryesor:

Politika mesazhe urimi për Krishtlindje! Meta: Qëndroni në shtëpi! Basha: Vit i vështirë, por pas errësirës vjen drita! Ruçi: Të lëmë mënjanë konfliktet


J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mira: 26/12/2020 21:28

    Hë president hidhu! 3 banja tek Lalëzi bëjnë një hyrje për njerëzit në nevojë. Jep kontributin tënd e mos na moralizo ti që nuk ke fare moral. Patjetër duhet të dalësh në TV? Po ik o se s'të duam fare të shohim, bëji dhuratat e mbylle gojën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!