Meta në takim me Koordinatoren e re të OKB-së në Shqipëri, ja çfarë biseduan
Presidenti Ilir Meta me Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se gjatë takimi ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin strategjik për integrimin në BE.
"Me kënaqësi prita sot Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, znj.Fiona McCluney, me rastin e fillimit të mandatit të saj në vendin tonë.
E sigurova për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së saj.
Theksova rëndësinë e përshpejtimit të arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 për Shqipërinë, që përputhen edhe me objektivin tonë strategjik për integrimin në BE.
Shpreha mirënjohjen për rolin e Agjencive të KB në Shqipëri në promovimin e të drejtave të njeriut, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet shqiptare në zbatimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Vlerësova gjithashtu synimin për rritjen e investimeve për mbrojtjen sociale.
Përcolla falenderime të veçanta për Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen që agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri kanë dhënë për institucionet shqiptare dhe shtresat e prekura të popullatës në luftën kundër COVID-19.
Duke ju referuar faktit se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të KB, që përkon edhe me 65-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në OKB, sugjerova për të punuar së bashku për një kalendar aktivitetesh, jo vetëm për të përkujtuar këto ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë një bilanc të bashkëpunimit të shkëlqyer të Shqipërisë me OKB-në", shkruan Meta.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.9%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2250
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë
19 Prill, 21:07
-
Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Sekuestro shtëpi e vila! PL-në ta harrojë, i ndodh ajo që të jetë shembull në botë
19 Prill, 20:25
-
Debat në OKB: Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
19 Prill, 19:57
-
‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër
19 Prill, 19:34
-
Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar
19 Prill, 18:32
-
Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush
19 Prill, 17:40
-
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet
19 Prill, 16:56
-
Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të
19 Prill, 12:58
-
'Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë!' Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime (VIDEO)
19 Prill, 12:30
-
Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve
19 Prill, 10:51
-
Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën
19 Prill, 09:21
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
19 Prill, 07:48
Metmut hajdut
Përgjigju