Meta nuk bllokon dot Kushtetuesen, Manja: Të hënën votohen në Kuvend 2 anëtarët

TIRANE - Ndonëse presidenti Ilir Meta refuzoi për të zgjedhur anëtarin e radhës së Gjykatës Kushtetuese, mes një liste të dytë me tre emra të renditur nga KED, Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë më datë 11, do të votojë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja shprehet se letra e presidentit nuk pezullon asnjë vendim juridik, dhe se tashmë i pari në listë shpallet anëtarë i Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast Arta Vorpsi.

“Presidenti ka dërguar një letër ku kërkon pezullimin e dekretimit të vakancës së dytë që i takon presidentit, dhe unë nuk di që letra pezullon një veprim juridik. Kushtetuta flet shumë qartë. Secili nga institucionet kushtetuese të përfshira në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe këtu e kam fjalën për presidentin e republikës, Kuvendin dhe Gjykatën e Lartë nëse nuk e ushtrojnë këtë kompetencë brenda afatit 30 ditor kandidati i listuar i pari konsiderohet i emëruar dhe ky afat është afat prekluziv. Kuvendi i Shqipërisë ditën e hënë do të ushtrojë këtë kompetencë në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Manja.

Sipas Manjës, presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën si gjykojnë ligjin dhe Kushtetutën.

“Kemi këndvështrime të ndryshme si gjykojmë Kushtetutën dhe Ligjin. Nga sot presidentit i ka skaduar afati 30 ditor për të dekretuar vakancën e dytë të shpallur prej tij për Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Manja.

Disa ditë para votimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Ulsi Manja përcjell një mesazh për presidentin e Republikës:

“Unë e ftoj presidentit që në këtë fazë të procesit të plotësimit të vakancave Kushtetuese të tregohet  lexojë kushtetutën dhe ligjit në frymën e zhbllokimit të procesit", shprehet Manja.

Në datë 5 Nëntor, në kufijtë e afatit që duhet të zgjidhte anëtarin e dytë, Meta i dërgoi një shkresë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni që ka renditur kandidatët për anëtarë. Për Presidencën të gjitha vështirësitë kanë ardhur për shkak të procedurës që ka ndjekur KED dhe Kuvendi, sipas saj në kundërshtim me ligjin.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 08/11/2019 16:59

    Vetem Monen mos na bllokoj Meta se na fiku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH