Meta: Opozita i ka hapësirat, takon
Thaçin për shqiptarët në Maqedoni

Meta: Opozita i ka hapësirat, takon<br />Thaçin për shqiptarët në Maqedoni
TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim, kreun e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni, Menduh Thaçi. Gjatë takimit mes tyre, është diskutuar për gjendjen e qytetarëve shqiptarë në Maqedoni si dhe për prespektivën e këtij vendi në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Pas takimit Meta dhe Thaçi mbajtën nga një deklaratë për median. Meta është pyetur nga gazetarja e A1 Report, Joniada Koçi, për ligjin e “nëpunësit civil”. Në lidhje me këtë temë, kryeparlamentari u shpres se, “si Kryetar i Kuvendit në respekt të pyetjes suaj mund t’ju them se opozita do të ketë të gjitha hapësirat dhe të gjitha mundësitë që të thotë fjalën e saj që të japë mendimet e saj si në komisione, si në seancë plenare dhe besoj shumë se opozita jonë do të vijojë të kontribuojë për progresin e këtyre reformave kaq të rëndësishme edhe për vetë integrimin europian të vendit”.

Gjatë saj, kryeparlamentari Ilir Meta tha se, “shqiptarët kudo ku jetojnë janë një faktor i rëndësishëm i stabiliteti të vendit ku jetojnë dhe rajonit”.

“Ne dëshirojmë më të mirën për Maqedoninë dhe dëshirojmë që shqiptarët të ruajnë rolin e tyre dhe të punojnë për integrimin e maqedonisë në BE dhe NATO”, theksoi në fjalën e tij, Meta.

Ndërkaq, nga ana e tij, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se, “Meta ka njohuri për problemet e shqiptarëve në Maqedoni”. Thaçi deklaroi se, e ka informuar Metën për punën që bën PDSH-ja për të drejtat e shqiptarëve.

“E informova për situatën e shqiptarëve në Maqedoni dhe një problem i madh është varfëria e shqiptarëve për prespektivën e munguar dhe mungojnë investimet në rajonet që banohen nga shqiptarët. Këta suksese në Shqipëri janë edhe suksese të shqiptarëve që nuk jetojnë këtu”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk