Meta pa maskë me ambasadoren e Francës, s'ndal propagandën kundër integrimit: Shqipëria larg përmbushjes së kushteve për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare
Elisabeth Barsacq dhe Ilir Meta
Kreu i shtetit Ilir Meta vijon të bëjë propagandë kundrejt vendit tonë, sa i përket integrimit në BE.
Përmes një postimi në rrjete sociale ai bën me dije se ka pritur në takim sot ambasadoren e re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, ku nw fokus ka qenw integrimi.
"Pranova me shumë kënaqësi Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Francës në Shqipëri, Sh.S.Znj. Elisabeth Barsacq. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian", shkruan Meta.
Mirëpo edhe në këtë takim presidenti nuk ndalet duke thënë se vendi jonë sipas tij është larg përmbushjes së kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare. Ndrëkaq vihet re se të dy janë pa maska.
"Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.
Inkurajova rritjen e investimeve franceze në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t'i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në vendin tonë", shton Meta.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.6%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 3273
Lajme të tjera
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv
25 Prill, 10:25
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
Konventa e Partisë së Lirisë, Ilir Metës i del rivali në garën për president
24 Prill, 13:54
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milionë shqiptarë plus
24 Prill, 08:47
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Mero Baze: Intifada e Ilir Metës kundër SPAK
23 Prill, 22:02
-
Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar
23 Prill, 21:39
Ore,ore,lule bore.Pse buzeqeshja e Metes duket si skermitje ?!
PërgjigjuNxin Shqipwrinw nje hajdut me cizme nje mafioz
PërgjigjuEh mer Rama-dan cfar na bone qe e bere president.Ky eshte kundra vendit dhe jo vetem PS dhe teje
PërgjigjuSi ka mundesi qe te bjere kaq pertoke krenaria e frances te pozoje me nje halabak president, hajdut, kurvar, matrapaz, kokekateror, coban cepani, degjenerate, pordhac,kokepalare, kokeloqe, bythemut, e shume e shume te tjera.
PërgjigjuFytyra djallesore dhe intrigante e ketij halabaku turperon vendin dhe presidencen,njeri i lig.
PërgjigjuÇ'behet kështu?! Europiania e dytë që del në foto e përkulur para Metës. Sa lehtë e humbi mendjemadhësinë franceze kjo ambasadore? Pse?
PërgjigjuYou are foolish Albanian crowd, France, Greece loving you? Greece on your Sea,which already Rama sold to them