Meta paralajmëroi zgjedhje të përgjithshme të 2021 direkt pas miratimit të 'Zgjedhores'/ Alibeaj: Do marrim pjesë edhe me këtë Kod

TIRANË- Pas bojkotit të 30 qershorit, opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme pavarësisht gjithçkaje. Kjo deklaratë vjen nga ish- deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. I ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ai është shprehur se se nuk do bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme pavarësisht padrejtësive me të cilën ato mund të përballen, edhe pa ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Në një situatë të tillë, ku ka një qeveri që nuk përfaqëson as 15% të shqiptarëve, ne jo vetëm që do të futemi në zgjedhje, por me çfarëdolloj padrejtësie në këto zgjedhje, edhe më këtë kod, edhe me policinë. Ne do të fitojmë, publiku shqiptar do të jenë ata që do të rrëzojnë këtë lloj pushteti. Mund të përdorë krimin siç ka bërë në zgjedhjet e kaluara, ne besojmë se varfëria e madhe jep revoltën, tashmë pushteti është cullak në sytë e njerëzve ne besojmë fort te refuzimi i mllefit i njerëzit dhe për këtë arsye shqiptarët e kanë sot sensin për të kuptuar që këtë lloj regjimi do duhet rrëzuar me çdo kusht me përballje, ne do të jemi aty. Do t'u ofrohemi njerëzve me program dhe me ide. Ky është detyrimi minimal që opozita ka", tha Albeaj, deklaratë e cila vjen pas paralajmërimit të presidentit Meta se do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme 2021 pas miratimit të Reformës Zgjedhore.

Duke u ndalur te ndryshimi i sistemi, çështje e cila ka prodhuar shumë debate, Alibeaj tha se është pro, por preferon sistemin mazhoritar duke dhënë edhe argumente lidhur me këtë qëndrim.

"Preferoj të jem në mazhoritar se autoriteti që merr deputeti kur del nga mazhoritari është shumë herë më i madh, dhe do të vendoset ajo që do të kërkojnë qytetarët", tha ai.

Së fundmi, sa i përket marrëdhënieve që PD-ja ka me aleatët, në një kohë kur këta të fundit kanë dalë kundër kryedemokratit Basha për çështjen e sistemit, Alibeaj tha se janë më të bashkuar se kurrë.

"Sa më arrogantë të jetë pushtet dhe i pacipë, aq më solide bëhet opozita. Nëse jemi sot, gjithë këto aleatë është se nuk kemi një parti, por një regjim", përfundoi  Alibeaj

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi i BE për të mos hapur kufijtë me Shqiperinë pas 1 korrikut?

Komento

Komente

  • Ben Tironci: 30/05/2020 14:24

    Do merni pjes o do merni o Alubejmuti po ket temin do merni

    Përgjigju
  • fat men: 30/05/2020 06:57

    Kur Basha hyn ne bisedime nuk i plas per reformen apo per Shqupin qe perfaqson, ai shikon vetem interesat e ti si pazari per hotelin e shembur ne Ujin e Ftohye ku perlau 15 milion euro dhe per te pasur pjese ne tepsi.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Shfaqja e turpshme në Bylis-Tirana: Ja foto që po bën xhiron e rrjetit dhe po njollos imazhin e futbollit shqiptar