Betimet për në Kushtetutese/ Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi në raport... nxjerr si 'provë' Dvoranin pasi e paditi dhe SOROS (VD)

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka gjetur sot një "provë" për atë që ai e cilëson si grusht shtetit. Meta iu kthye Kuvendit pas heqjes së komptencave për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar këtë herë Komisionin e Ligjeve se ka mashtruar në raportin ku thuhet se është kërkuar mendimi i disa institucioneve, përfshirë këtu Soros, por edhe kreun e KED Ardian Dvorani, ndonëse këtë të fundit e ka paditur në SPAK duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës. Meta tha se pas interesimit të institucionit të presidentit këto institucione kanë deklaruar se janë kundër këtij ndryshimi që sipas tij i heq presidentit të drejtën ekskluzive, ose kanë zgjedhur të mos i përgjigjen Komisionit të Ligjeve.

Lidhur me arrestimin e botuesit dhe pronarit të UET Henri Çili, pyetur nëse mund të cilësohet ky i fundit si peshku i madh, Meta tha se ata që kanë probleme me ligjin duke të përballen. Por nuk i kurseu ironitë duke e futur këtë lajm të bujshëm, në listën e lajmeve propagandë për të hequr vëmendjen nga thirrjet e tij të vazhdueshme dhe tubimi i 2 marsit. Ai tha se nuk do të habitej sikur para tubimit të dëgjonte një lajm se janë gjetur dy të prekur me koronavirus pranë presidencës. 

Ndërkohë që një ditë pas thirrjeve të SHBA për qytetarët e saj që të qëndrojnë larg tubimit, Meta tha se ka ZERO arsye për t'u shqetësuar për sigurinë në këtë ditë, ndërsa shtoi se ka marrë premtime nga qytetarë amerikanë dhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit se do t'i bashkohen thirrjes së tij.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
A është Henri Çili peshku i madh? Meta: Mos u çudisni po të dalë ndonjë lajm për 2 të prekur me koronavirus pranë presidencës

Presidenti Meta ka reaguar nga Konferenca për shtyp për arrestimin e Henri Cilit, pyetur nëse do të konsiderohet ky i fundit është peshku i madh.

"Secili që ka probleme me ligjin duhet të përballet përpara organeve të drejtësisë pavarësisht në situanë ku ndodhemi. Nuk do të habitesha sikur nesër të dëgjoni se Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se dyshohet se organizojnë CAMORRAN për shkak se kanë lidhje me Italinë. Nuk do të habitesha nëse do të dëgjoja se pranë presidencës u ndaluan dy persona me koronavirus. Alerti është diku tjetër për të krijuar ngjarje dhe fokuse që duan të krijojnë", u shpreh Meta.

Ora 12:39
Meta pas thirrjes së ambasadës së SHBA: ZERO shqetësim për sigurinë në 2 mars! Njerëzit më kanë thënë se do vijnë nga Amerika

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim për manifestimin e 2 marsit.

"Zero shqetësim, zero frikë për manifestimin më demokratik. Për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nuk do të kishte ndonjë sekret të madh për të thënë se kemi një problem të madh se pjesëmarrja do të jetë e lartë. Shumë prej tyre më kanë konfirmuar mua pjesëmarrjen e lartë. Të gjithë janë të mirëpritur të ndjekin udhëzimet që ne japim dhe do të japim. Nuk është sekret se me dhjetëra qytetarë amerikanë kanë mbërritur për të marrë pjesë në manifertimin. Shumë shqiptarë kanë ardhur dhe janë duke ardhur, mes tyre dhe shumë personalitete që do të japin mesazhe. ALERT ka vetëm grupi puçist", tha Meta.

Ora 12:36
PS i hoqi kompetencat për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses/ Meta: Komisioni i Ligjeve mashtroi në raport! Pyeta nga SOROS te Dvorani

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Komisioni i Ligjeve ka mashtruar në raportin e përgatitur për votimin e dy ndryshimeve për emërimin e Gjykatës Kushtetese.

"Jam sot përsëri para jush për të paraqitur prova të reja të mashtrimeve skandaloze të komisionit të ligjeve dhe kuvendit të Shqipërisë lidhur me konsultimet dhe mbështetjen që ka marrë për ligjin antikushtetues të pushtimit për Gjykatës Kushtetuese nga sekti kriminal që ka kontrollin e institucionit të Kuvendit.

Më 12 shkurt 2020 ka miratuar ligjin për të ndryshuar formatin e betimit. Jemi sot për të demaskuar falsifikime të tjera të këtij kuvendit.

Në raportin e komisionit të datës 6 shkurt 2020 kur është shqyrtuar ky projektligji, relatohet se projektligjet për Gjykatën Kushtetuese dhe për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i është përcjellë për dijeni disa institucioneve, dhe natyrisht dhe ministrisë së padrejtësisë.

Ajo thotë se është ngritur një grup pune me asistencën e EURALIUS. Një ditë para votimit presidenti kërkoi informacion pranë këtyre institucioeneve. Helsinki i ka kthyer përgjigje Kuvendit. Ai ka parashtruar qartë kundërshtimet për këtë ligj, ka vlerësuar se betmi nuk mund të bëhet në formën të shkruar si një akt solemn që kërkon prezencën fizike para kreut të shtetit. Forma shkresore, nuk ësjhtë tipike për aktet ceremoniale për funksionarët dhe shmang kompetencën ekskluzive të presidentit.

Shkolla e Magjistraturës nuk e ka vlerësuar të shfaqë mendim lidhur me këto ndryshime. Kryetari i KED ka deklaruar se nuk ka pasur kërkesë ndaj tij, edhe këtu del një tjetër gënjeshtër

Institituti i studimeve politike ka dhënë një opinion elektronikisht duke thënë se betimi me shkresë, dobëson intstitucionin e presidentit Kuvendit dhe hap mundësi për abuzime duke u bërë burim krize. Ata kanë vlerësuar se kjo ndërhyrje nuk është ndihmuese për zgjidgjen e krizës. Sipas këtij intstituti kjo nismë nuk përputhet me situatën politike në vend dhe kushtetutën.

KLGJ informon se nuk i është kërkuar mendim për këtë ndryshim dhe nuk ka dhënë mendim. Prapë një gënjeshtër tjetër. KLP thotë se nuk rezulton të jetë kërkuar mendim nga Kuvendi për këto ndryshime. Qendra Respulbika thotë se nuk i ka thyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës përgjatë këtyrekogëve Sorros thotë se për shkak të pamundësisë për t'u përgjigjur nuk ka dërguar përgjigje për këto ndryshime Euralius ka marrë kërkesën zyrtare të presidentit nuk ka pasur mundësi të kthejë përgjigje, por nëkëtë rast me qetësi dhe dashuri. Komisioni i Ligjeve në raport rezulton se ka përcjellë një informacion të gënjeshtërt duke përmendur në raportin e tij, dy ligje", u shpreh Meta

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cili: 29/02/2020 14:52

    Obobo mos i kane bere puc per korrupsion cilit?

    Përgjigju
  • Ismail qemali: 29/02/2020 13:51

    Ik dhe mos e ndyj me ate flamur qe kan dhen jeten burra nderi mor maskara o funderrine. Ku ke fytyr nje hajdut ordiner si ti ta perfaqesosh ate flamur

    Përgjigju
  • edi: 29/02/2020 13:36

    Pyete Soros ti Mixha i Kombit qe na ben trimerira me ato emra qe ste dhjesin ne ate koke LOQE GRIJE EDHE CA DHE MOS E NDRYSHO SKENDERBEUN ME ENVERIN SE STE KA ME XHAN E SHPIRT PARTIA OR KOKE LOQE

    Përgjigju
  • redi: 29/02/2020 12:41

    Zoti Meta grushtin e shtetit e ben ushtria dhe jo qeverua ne pushtet .Mbaj referendum per zgjedhjen e presidentit nga populli dhe te shohim sa vota merr.Anetaret e gjykates kushtetuese i propozon KED dhe sipas pikezimeve ju dergohen ju.Kurse ti merr nga lista ata qe don dhe jo sipas renditjes.Kushtetuta ka ligjet e saj dhe asnje nuk mund te bej mbas qefit

    Përgjigju
  • Robi: 29/02/2020 12:38

    Eh ku la nam dhe ky Habib Burgiba i Tunizise, mu ka bo si Ver Llapa i 21 isht

    Përgjigju
  • Begu: 29/02/2020 12:07

    President! siqerishte, behu njehere I sinqert5 pavra popullit.Thuaju ne kete k onference qe pritet,Sa ke vejdhur, e sa thuhet ke vjedhur?!!Tregoi popullit qe, aq shume po e don, sa objekte ke ndertua dhe ku?!Sa ka kushtuar secili nga ato,Po e lem Vilen zoterive ne bregedetdhe shkollimin e f emijeve jashte vendi President I Shqiperise,por shkollen tende nuk e dueke per femiljet e tu. Beuhu I sinqert,tregoj ketij populli te cilin duke u pasuruar ti dhe klani kriminal me ty pas teje, sollet varferine e ketij populli te cilin tash po e ftone ne "proteste".Treogoju ILIR FLORIRI,pse Salihu te quan keshtu!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale