Meta pret ambadasadoren në ikje të Kroacisë: Dje në NATO, nesër në BE, gjithmonë në rajon...

Meta pret ambadasadoren në ikje të Kroacisë: Dje në NATO, nesër në BE, gjithmonë në rajon...

TIRANË- Kreu i Shtetit Ilir Meta priti sot në presidencë Ambasadoren e Kroacisë, Sanja Bujas Juraga, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri. Meta u shpreh se mori premtimin e saj se do të kthehet sërish në vendin tonë ndërsa vlerëson kontributin e saj gjatë mandatit në Shqipëri.

Presidenti Meta thotë se për herë të parë kemi nënshkrimin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve ndërsa përçon edhe një mesazh për të rinjtë që të mos largohen nga Shqipëria.

"Takimet e lamtumirës nuk janë të gëzueshme, aq më tepër për një mike si Ambasadorja e Kroacisë znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila përfundoi mandatin e saj në vendin tonë. I lumtur që mora premtimin e saj, se së shpejti do rikthehet në vendin tonë me familjen, për të kaluar një fundjavë së bashku, por dhe për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për të cilin kanë kontribuar familjarisht.

Znj.Sanja Bujas-Juraga i dha gjatë mandatit të saj edhe më shumë peshë marrëdhënieve tona të shkëlqyera historike me Kroacinë. Për herë të parë kemi nënshkrimin e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve, që do t’i japë një përmbajtje më të fuqishme raporteve tona në të ardhmen.

Po kështu vëmendja ndaj arbanasve tanë të përbashkët u rrit si kurrë më parë. Shqipëria dhe Kroacia gjithmonë bashkë! Dje në NATO, nesër në BE dhe përgjithmonë në këtë rajon që falë dhe bukurive të dy vendeve tona është më i bukuri në botë dhe nga i cili të rinjtë nuk duhet të largohen", shkruan Meta.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 13/09/2019 16:17

    Per bllokun a fole gje spo njeher tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesat për informacion