Meta pret në takim ambasadorin e ri të Luksemburgut: Integrimi shembullor i komunitetit tonë atje forcon marrëdhëniet

Meta pret në takim ambasadorin e ri të Luksemburgut: Integrimi shembullor i komunitetit tonë atje forcon marrëdhëniet

Philippe Donckel dhe Ilir Meta

TIRANE- Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim ambasadorin e ri të Luksemburgut në Shqipëri, Philippe Donckel, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe e falenderoi ambasadorin Donckel për mbështetjen e Luksemburgut në përpjekjet e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE, si dhe për asistencën e ofruar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Siç njofton institucioni i presidencës, kreu i Shtetit theksoi se “investimet nga Luksemburgu janë të mirëseardhura në Shqipëri”.

“Integrimi shembullor i komunitetit shqiptar në Luksemburg i bën më të forta marrëdhëniet tona”, - u shpreh Presidenti Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem

Sulmet ndaj medias dhe deligjitimi si 'kazan' Rama: Më ka ngelur njollë! E di që është problem, jam përpjekur të korrigjohem