Meta publikon video nga Sllovenia me Osmanin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, liberalizimi i vizave për kosovarët nga BE të realizohet pa vonesa

Presidenti Ilir Meta publikoi një video teksa shfaqet duke biseduar me homologen kosovare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së tyre në Slloveni, ku morën pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, në kuadër të bashkëpunim rajonal.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se Shqipëria do të mbështes dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ai ka shtuar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian, duhet të realizohet pa vonesa, duke shtuar se është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj.

Pasditen e djeshme në samitin Brdo-Brijunit ishte i pranishëm Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Stevo Pendarovski President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq, President i Serbisë dhe nga Bosnja e Hercegvoina, tre anëtarë të presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik.

Gjatë takimit të djeshëm pati edhe një përplasje mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, lidhur me kufijtë, që sipas Vjosës janë të pandryshueshëm.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë