Meta: Ramë dakord me 'Europa Nostra'-n, duhet hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit

Meta: Ramë dakord me 'Europa Nostra'-n, duhet hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit

Presidenti Ilir Meta njoftoi mbrëmjen e sotme se zhvilloi një bisedë online me përfaqësuesit e “Europa Nostra” ku shton se ranë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane.

"Një bashkëbisedim tepër i frytshëm dhe i ngrohtë me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z.Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj.Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti. Mirënjohje për angazhimin dhe vëmendjen që “Europa Nostra” ka treguar ndaj promovimit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

Duke u ndalur në çështjen e Teatrit Kombëtar, e falenderova “Europa Nostra” për mbështetjen krah “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” në mbrojtje të këtij kompleksi dhe gjithë zonës historike të Tiranës. Theksova se shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane.

Ramë dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane. Sepse siç me të drejtë tha Profesor Paolo Vitti: “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”. Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të “EUROPA NOSTRA”" mbyll postimin Ilir Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zara: 23/05/2020 00:04

    Hahahahahaha...kujton ky se e njeh kush Kaza nostrën e tij. Ojq s'ka asnjë tagër të përzihet në punët e shtetit shqiptar, aq më tepër që ne akoma s'jemi pjesë e Europës. Nuk mbështesin hajdutët ata, se i kërkohet llogari deri më një për paratë që marrin. Po që ka lojtur fare ky... më vjen keq për ata këshilltarët që ndoshta ju ka ngelur pak integritet, por me sa duket 89 veta që punojnë aty, kanë humbur personalitetin e s'bëjnë gjë pa ju thënë IM. Turp, turp. Mos harroni o të marrë se b...keni tuajën, karrigja është e shtetit. nëse s'jeni palë me hajdutin, braktiseni sa s'është vonë.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 22/05/2020 21:46

    Hajduti kerkon hetim. Teatri eshte kompetenca e shtetit.nuk ka shani ti fut hundet njeri.jeni thjesht nje qelbesire qe duket e qarte se bashke me Bashen dhe Buduna Legenin po e perdorni politikisht

    Përgjigju
  • Obobo cna gjeti: 22/05/2020 21:21

    Me duket se ka biseduar me organizaten Monika Nostra sepse Europa Nostra ja perplasi mu ne fytyre te ashtuquajtures Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit kur ja nxorri lakrat duke thene se as kemi biseduar as e kemi klasifikuar Teatrin si objekt te rrezikuar

    Përgjigju
  • Sifi: 22/05/2020 21:21

    Ska hetim nderkombetar per teatrin.Shqiperia ka drejtesine e saj te dale nga vetingu dhe nuk e pyet politiken por ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës