Meta shpenzon 160 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve në Londër, ankohet: Nxënësit po ikin jashtë vendit

Meta shpenzon 160 mijë euro në vit për shkollimin e fëmijëve në Londër, ankohet: Nxënësit po ikin jashtë vendit

TIRANË- Nje dite pas nisjes se vitit te ri shkollor, shoqeruar me urime te pafundme, kreu i shtetit, Ilir Meta, ben nje thirrje te forte per reflektim, duke u ndalur ne te dhenat per ate qe ai e cileson “tkurrje dramatike të popullsisë”. Duke postuar ne faqen e tij ne Facebook, nje lajm te Zerit te Amerikes, me titullin “Në Shqipëri vazhdon largimi i popullsisë”, Meta thekson se “nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit”.

Ai i drejtohet me nje ftese ndjekesve te tij, teksa shkruan: “Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë”. Për hir të së vërtetës fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit studiojnë jashtë vendit, në Londër, në shkollat më të shtrenjta, ku një vit mësimor kushton 160 mijë euro për të dy.

Statusi i plotë i Metës:
Të dashur miq, Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë.

Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit. Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve. Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi. Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.

Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!

Postimi i presidentit Ilir Meta

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eee: 17/09/2019 18:38

    kta jane tu ba gati pjellen e tyne per me ju zane vendin,fundja molla nen molle bjen

    Përgjigju
  • Sam: 17/09/2019 16:16

    Nqs populli i lexon keto njoftime,nqs organet e luftes kunder krimit e dijne kete dhe te tjera raste;nuk duhet te heshtet por te penalizohet?! Kush eshte pak patriot,kur dhe kur sheh rruges ecin ose levizin me makina kjo kategori hajdutesh,duhet te hedhe nje gur dhe t’i mallkoje ata dhe femijet e tyre!!Mire u pafshim!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/09/2019 16:11

    President sh***dhate e ben si prüfte beni si them une mos beni si them une

    Përgjigju
  • O tej: 17/09/2019 13:14

    Kina ate qe te ka bere koken e pak e ke o Hale ptesident

    Përgjigju
  • Roman: 17/09/2019 10:23

    Po femijet tu ne cilet banka ulen o kalbsire??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër