Meta sulmoi reformën në drejtësi/ Soreca e ‘këshillon': Ajo duhet të jetë prioritet për çdo politikan shqiptar

Meta sulmoi reformën në drejtësi/ Soreca e ‘këshillon': Ajo duhet të jetë prioritet për çdo politikan shqiptar

Kreu Delegacionit të BE Luigi Soreca dhe presidenti Ilir Meta

Pas kritikave që presidenti Ilir Meta i bëri misionit 'Euralius' në Shqipëri për zbatimin e reformës në drejtësi, reagon kreu Delegacionit të BE në Shqipëri Luigi Soreca.

Soreca thotë se reforma në drejtësi, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.

Ai thekson se reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve.

Përgjigja e plotë e Luigji Soreca:

Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara agjendën ereformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kerkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese.

Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur.

Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do tavazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leseisti: 23/05/2019 09:47

    Ju del Rama dhe ne enderr. Po cfare Rame thua o njeri? Po Rames nuk i ka dal emri kurre, te lutem gjej nje rast, qe ti jete kundervene REFORMES. Prandaj mos flisni Rama Rama.

    Përgjigju
  • RAKO PETRO BLETA: 23/05/2019 08:14

    O ilir floriri pse e ke humbur qetësin e dashurin apo e ke ndjer si MIU tërmetin para se të bjeri tërmeti. Mere me qetësi e dashuri se Gjaku i popullit s'kalohet kollai. Gjaku i këti populli do të zëri syt ty e gjith kriminelve të partis fashiste të ashuquajtur demokratike . REÇI PO JU PRET KRAH HAPUR.

    Përgjigju
  • Geri: 23/05/2019 01:03

    Sa mund ta kete bakshishin soreca nga Rama ? Te shikojme cdo te thone komentuesit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksidenti pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur