Meta mungon në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar...sulmon FSHF-në për emrin

Meta mungon në inaugurimin e stadiumit të ri kombëtar...sulmon FSHF-në për emrin

Ilir Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka zbuluar arsyen pse ndoqi nga shtëpia përballjen e kombëtares shqiptare me Francën duke munguar në stadium. Teksa ka përshëndetur performancën në fushë të kuqezinjve, Meta shkruan se është kundër heqjes së emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale. Ai ka ironizuar këtë vendim të FSHF duke deklaruar se shpreson të mos dëgjojë ndonjë iniciativë për t'i ndërruar emrin edhe vendit për arsye komerciale

Për Metën stadiumi do të vazhdojë të quhet 'Qemal Stafa', por nuk përjashton mundësinë që në ardhmen të ulët në tribunën e tij për të bërë tifo për kombëtaren shqiptare.

"Të dashur tifoza Kuq e Zi! Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!". Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale. Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada!", u shpreh Meta.

Foto e postuar nga presidenti Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhikja: 18/11/2019 12:01

    Foli edhe ky zhgarravina i politikes,ky sharlatan ordiner,ky mafioz i lindur qe na hapi barkun me qen e mace dhe me shreken ne foto.

    Përgjigju
  • Macja: 18/11/2019 11:50

    Edhe Sascha koken fix sa koka e Ilirit e paska.. Hahaha qenkan xunktha si familje me Gjithë macen

    Përgjigju
  • sqetulla: 18/11/2019 11:28

    cdo gjo osht mo e gjon se e gjat atje, shif ene koken e maces me at standart e kon mar

    Përgjigju
  • Komentuese: 18/11/2019 09:46

    Po mire mo, po ate shemtyren qe na ve perballe ne foto, borxh ta kemi te na prishesh diten. Me mire te na kishe nxjerre b....

    Përgjigju
  • xXx: 18/11/2019 09:06

    Likja duke pare ndeshjen me portretin e Shrekut ne mur...

    Përgjigju
  • Tirona: 18/11/2019 07:30

    Zoti president jam 1 fana i juaji ,me rastin e inagurimit te stadiumit te ri dua tju uroj shendet dhe lumturi ne familje,ju uroj qe ndeshket tjera te behesh protogonist dhe ta shikoni nga 41 bis

    Përgjigju
  • USA: 18/11/2019 00:01

    TANI MACJA TE KA NGELUR O ZAGAR MERE DHE TE 313 KUR TE SHKOSH ME PUSHIME

    Përgjigju
  • Ben: 17/11/2019 23:50

    T'ja vene emrin stadiumit Like Floriri me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri do të fitojë...çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri do të fitojë...çfarë thonë yjet për ju sot