Meta sulmon Gjonajn dhe ambasadorët e SHBA, BE e OSBE përmes zëdhënësit: Tallje me drejtësinë! Pjesë e frontit të Ramaformës

Meta sulmon Gjonajn dhe ambasadorët e SHBA, BE e OSBE përmes zëdhënësit: Tallje me drejtësinë! Pjesë e frontit të Ramaformës

TIRANE-Presidenti Ilir Meta përmes zëdhënësit, Tedi Blushi ka sulmuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së.

Tedi Blushi thotë se teksa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte kundër ministres Gjonaj pas kallëzimit të Ilir Metës në SPAK për 4 vepra penale, ajo shfaqet 'si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë', ku në fakt ishin edhe ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe i OSBE-së.

Zëdhënësi i Presidentit e cilëson si tallje me Reformën në Drejtësi, "pandëshkueshmëria, padrejtësia dhe pafytyrësia kanë arritur majat" thotë ai.

"Tallja dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale.

Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare! Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s'mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! Turp! Shame on you!" shkruan ai.

Reagimi i Blushit duket se është edhe një 'hakmarrje' kundër ambasadores së SHBA-së, që mbrëmë u distancua nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, që përdori flamurin amerikan në tubim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inxhinieri: 03/03/2020 20:47

    Turp per njerezit qe dalin si dele

    Përgjigju
  • Qylaxhiu: 03/03/2020 20:42

    Nuk e kuptoj se cfare njerzish jemi. Lexoj komentet ketu poshte e me vjen te qaj. Pa gjak, pa kulture , pa dashuri per vendin, pa asgje. Dilni si dele prapa njerit e prapa tjetrit. Per nje sufllaqe e keni shitur shpirtin. Mjere ato pak njerez me dy pare mend qe rrin akoma tek ky vend

    Përgjigju
  • SALI VICIDOLI: 03/03/2020 13:06

    A e pate kokepalarin ILIR SALI META

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/03/2020 13:02

    Ik or mut se na qelbe vendin...!

    Përgjigju
  • Flamuri ngeli pa shkopë e hëngri Meta: 03/03/2020 12:40

    Ilir e hëngre në bythë shkopin e flamurit kësaj rradhe... Dridhu e spërdridhu po brënda e ke..

    Përgjigju
  • luli: 03/03/2020 12:31

    ky buzeshtremti eshte zedhenes, apo zv.president ?! Ik o hale ik se e ke qelb fare !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit

Bushka: Të marrim masa reformuese me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit