Meta sulmon sërish Reformën në Drejtësi: Askush nuk mban përgjegjësi pse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese

Meta sulmon sërish Reformën në Drejtësi: Askush nuk mban përgjegjësi pse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese

Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta shfrytëzuar një raport të publikuar së fundmi nga INFOÇIP për të sulmuar sërish Reformën në Drejtësi. Meta thotë se të drejtat e qytetarëve shqiptarë për të pasur një shqyrtim gjyqësor brenda afateve nga një gjykatë e caktuar me ligj po cenohen nga grumbullimi i çështjeve të mbartuara në Gjykatën e Lartë.

Kreu i Shtetit shprehet se askush nuk mban përgjegjësi pse vendi nuk ka ende një Gjykatë Kushtetuese teksa bën thirrje se duhen marrë masa që qytetarëve t'i garantohet akses në të gjitha shkallët e gjyqësorit

"Të dashur miq,

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t’u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t'i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cenohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!", shkruan Meta.

Qendra Studimore INFOÇIP publikoi të shtunën një studim mbi Gjykatën e Lartë para dhe pas Reformës në Drejtësi mbi transparencën dhe llogaridhënien e drejtësisë shqiptare.

Sipas studimit, Gjykata e Lartë dha 7 herë më pak vendime në vitin 2018, vetëm 217 vendime, nga 1500 që dha në 2015-ën, kur reforma nuk kishte nisur ende. Në 2019 u morën vetëm 12 vendime deri në 30 prill.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 22/09/2019 00:58

    Ajo qe ste duhet e kerkon gjoja per Popullin qe e Vodhe teresisht bashke me Floririn e Krrabes, Nese ti Meta Berisha Lulushi dhe Monika i dorezoni ato Euro ,Tokat ,Sarajet dhe Floririn Them me plot gojen sduhet Gjykate por Bank qe ti marre persiper ,dhe ju si burra bushter qe ishit ,Do te ju trajtojne te VIRGJER

    Përgjigju
  • Hinglateri: 21/09/2019 20:45

    Qe kur more bllokun ne dore ta gjykata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për Kosovën dhe Serbinë

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për Kosovën dhe Serbinë