Meta takim në Durrës: Kush prek votën dhe provokon sovranin do të marrë përgjigjen e merituar, merrni në dorë fatin tuaj

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”, ku sipas kreut të shtetit ishte me ftesë të tyre.

Në këtë bashkëbisedim, presidenti u njoh me përpjekjet e kësaj shoqate për të ndalur masakrën urbane dhe shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë historike, arkeologjike dhe kulturore të qytetit bregdetar.

Gjatë fjalës së tij presidenti Meta tha se në referendumin historik të 25 prillit, populli kthen shenjtërinë e votës dhe merr në dorë fatet e tij. Po ashtu kreu i shteti paralajmëroi se kush prek votën dhe provokon sovranin, do të marrë përgjigjen e merituar.

Pak javë më parë policia gjobiti me 5 milionë lekë përfaqësuesin e shoqatës së 'Durrësit Autokton', pasi shkeli masat anti-COVID, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.

Meta e ka cilësuar masën e marrë ndaj drejtuesit të kësaj shoqate si intimiduesem jo vetëm për shoqatën, por për të intimiduar çdo lëvizje, çdo gjallërim të qytetarisë.

"Zëri i qytetarisë dhe i intelektualëve të Durrësit është tentuar të zbehet dhe rasti më i fundit ishte sjellja tepër banditeske ndaj kryetarit të Shoqatës tuaj. Ishte një përpjekje për të intimiduar jo një individ, as për të indimiduar thjesht një shoqatë, por për të intimiduar çdo lëvizje, çdo gjallërim të qytetarisë, të respektimit e të nderimit të traditave të mbrojtjes së vlerave historike e kulturore, si dhe të shprehjes së mirënjohjes ndaj emrave më të mëdhenj e të shquar, që kanë dhënë aq shumë për Durrësin dhe për Shqipërinë, sa i përket ruajtjes së identitetit kombëtar e kulturor dhe traditave urbanistike e qytetare.

Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve historike të 25 prillit, çdo gjë fillon nga çkapja e votës, nga vota e lirë dhe shenjtërimi i saj. Ndaj është momenti, që 25 prilli të jetë një ditë referendumi për të vendosur shenjtërinë e votës në këtë vend, në mënyrë, që si vota e Presidentit, si e qytetarit më të thjeshtë të jetë përfundimisht e barabartë! Më 25 prill kemi një mundësi historike të rivendosim në funksion rendin kushtetues, shtetin e së drejtës dhe njëkohësisht të garantojmë fuqinë e qytetarit mbi pushtetin, mbi të zgjedhurin dhe t’i kthejmë këta në shërbim të tyre! Më 25 prill populli vendos shenjtërinë e votës dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë për 100 vitet që do vijnë.

Në Kushtetutë thuhet qartë: "Sovraniteti i përket popullit në Republikën e Shqipërisë. Sovrani flet përmes votës së lirë." Ndaj kushdo, që përpiqet të vërë dorë mbi votën e lirë praktikisht ka provokuar sovranin dhe duhet të presë të gjitha pasojat prej tij.

Unë jam këtu për t'i dhënë një mesazh edhe të gjithë shoqërisë civile të bashkëpunojë dhe të angazhohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të monitorojnë dhe t’iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë nesër të kërkojë llogari nëse nuk shkon për të votuar. Asnjë qytetar që tregton votën e tij, nuk ka të drejtë të kërkojë llogari, sepse ai që ta blen votën ka humbur çdo detyrim ndaj teje. Në demokraci vota është fuqia më e madhe që ka një qytetar, sepse vota të fuqizon, vota të shfuqizon. Vota të zgjedh, vota të ndëshkon.

Unë besoj që populli ynë është shumë i qartë dhe shumë i ndërgjegjshëm, për këtë çështje. Ju e dini që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, kryekushti i Bashkimit Europian, po mbajnë peng këtë proces të çeljes së negociatave të vendit tonë. Është e pafalshme, që ne ende nuk kemi asnjë shpresë, për çeljen e negociatave për shkak  të mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të mos-hetimit të manipulimeve  të bëra në të kaluarën. Ndaj ky është një moment final për të bërë një restart të demokracisë, përmes zgjimit qytetar, votës së lirë, të ndershme dhe të barabartë.

Në këtë mënyrë duhet të ndalim edhe shpopullimin e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, sepse është një fakt kokëfortë dhe i bazuar në statistika europiane dhe jo mbi deklarata. Shpresoj që bashkëpunimin tonë ta intensifikojmë më tej, duke demaskuar çdo përpjekje, që intimidon zërin qytetar, të shkundim çdo apati në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe të mos presim që padrejtësia të na prekë individualisht, që të reagojmë kundër saj. Mjafton që padrejtësia të prekë dikë prej nesh në komunitetin dhe vendin tonë, për të na paralajmëruar se të gjithë mund të jemi viktima të një sistemi të padrejtë që e tolerojmë me heshtjen dhe përgjumjen tonë.", - u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 01/03/2021 22:29

    Legeni!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/03/2021 19:44

    Bravo durresi i autoktoneve.U shtua edhe me nje autokton cepaniot nga gjiri i lalesit.Tani i zgjidhen problemet sepse eshte i rregullt .cdo gje e shenon ne bllok,jo keshtu ,si i thone ,hidh e mos prit

    Përgjigju
  • LORA: 01/03/2021 18:32

    Sa here qe ky me bllok ne dore shkumezon per prekje te votes se Sovranit, aq here bindem se ky nuk ka me mundesi per t'a bere kete krim. I duhet t'a perdore si alibi te shqelmave qe do t'i japin shqiptaret me 25 prill,cetes se tij kusare dhe antikombetare.

    Përgjigju
    • Kistra: 01/03/2021 18:51

      Lora, ky eshte aksident biologjik. Eshte ngjizur per specie tjeter e aksidentalisht ka perfunduar mes nesh. Mes njerezve ndjehet i huaj, prandaj veprimet e tij nuk pranohen nga nje logjike normale.

  • Toni: 01/03/2021 17:59

    Ik se na e shpife o Don Kishoti i politikës shqiptare! Ose më mirë rri,se sa më shumë flet përçart aq më pak vota do fitojë partia e hajdutëve... më fal se më shpëtoi goja,për LSI-në e kisha fjalën!

    Përgjigju
  • raul: 01/03/2021 17:34

    Ka kohe qe ulerin per mbrojtje votah a thua se jemi ne Rep. Demokratike te Kongos ku fiset tuci bejne lufte civile me qeverine. Kjo eshte pasiguria e madhe dhe frika e madhe qe e ka zene nga fitorja spektakolare e gjigandit Edi Rama per mandatin e trete dhe humbja plebishitare qe e pret gruan me llapaqene te planetit, Suden e perralles me 5 pika, e cila e ka marre rrugen e mutit. Kjo eshte alibija per te kundershtuar me 26 prill humbjen e leshelise qe do shkoje per skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës

Çudit Sali Berisha, kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga NATO: S’plotëson kriteret të jetë anëtare e Aleancës