Meta takohet me kryeministrin e Sllovenisë: I rëndësishëm bashkëpunimi rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim integrimin evropian

Meta takohet me kryeministrin e Sllovenisë: I rëndësishëm bashkëpunimi rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim integrimin evropian

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša

Presidenti Ilir Meta është takuar me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku Meta ka publikuar edhe fotot gjatë takimit, ai shkruan se vlerëson marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, , të qëndrueshme dhe me ecuri pozitive ndër vite, në të gjitha fushat me interes reciprok.

Ai shkruan se gjatë takimit ka falënderuar kryeministrin Janša për mbështetjen e dhënë nga Sllovenia në procesin e integrimit evropian, duke shtuar se ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Meta në fund të postimit të tij shkruan se është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme, me qëllim final integrimin evropian.

Pasditen e djeshme është zhvilluar në Slloveni samiti i Brdo-Brijunit, i cili shënon edhe 10-vjetorin e kësaj nisme rajonale për bashkëpunim.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë