Meta thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në zgjedhje, votoni kandidatët që do ju zgjidhin hallet

Meta thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në zgjedhje, votoni kandidatët që do ju zgjidhin hallet

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për votim masiv në zgjedhjet e 25 prillit. Meta shprehet se të gjithë qytetarët të dalin të votojnë duke ushtruar të drejtën e tyre të votës, ndërsa u kërkon që ata të votojë ata kandidatë që mendojnë për hallet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre.

Këto deklarata kreu i shtetit i bëri gjatë një takimi në Krujë ku ka vlerësuar me tituj disa personalitete të artit, kulturës e promovimit të traditës në këtë qytet.

Presidenti shprehet se vota duhet të shkojë për ata që do e bëjnë Shqipërinë një vend më të dashur për të jetuar, por dhe një vend që të tërheq turistët e huaj.

"Njëkohësisht, në këto ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet! Të zgjidhni me ndërgjegje bijtë dhe bijat tuaja më të mirë!Të votoni ata kandidatë, që ju mendoni se do t’ju japin zgjidhjet më të mira për hallet tuaja dhe që ta bëjnë Krujën një vend edhe më të dashur për të jetuar për ju, për të rinjtë, edhe për fëmijët tuaj, por edhe një vend më të vizituar nga të gjithë shqiptarët dhe nga turistët në të ardhmen!Ju falënderoj për të gjithë kontributin tuaj për ruajtjen e traditave sepse është shumë e rëndësishme që ta forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe të integrohemi në Europë si krutanë dhe si shqiptarë”, tha Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS