TIRANE-Presidenti Ilir Meta solidarizohet me kërkesat e komunitetit të gazetarëve për krijimin e një pakete lehtësuese e mbështetëse për mediat, si pasojë situatës së krijuar nga coronavirusi. Kreu i shtetit në apelin drejtuar qeverisë shkruan se gazetarët nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira.
"Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira! Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari" shkruan Meta.
Pak ditë më parë (25 mars) anëtarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Suela Musta propozoi një plan prej 7 pikash, që t'u vijë në ndihmë mediave audiovizive si dhe portaleve online, të cilat janë prekur ekonomikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga koronavirusi.
Në datë 30 mars ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha që i kërkoi qeverisë që të përfshijë median në paketën e ndihmës ekonomike për përballuar pasojat nga koronavirusi. Për kryedemokratin nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët, pasi mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.
Sot thirrjes iu bashkua edhe Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar duke kërkuar një paketë lehtësuese këtë situatë ngërçi ekonomik edhe për median në Shqipëri. Spanja dhe Greqia janë mes vendeve që qeveria e ka përfshirë median në paketën e ndihmës ekonomike nisur nga situata e vështirë ku ndodhen, pasi rrezikojnë falimentin.
zoti President mediat jane private dhe shteti nuk ka asnje detyrim pervec shtresave ne nevoje dhe bisneset qe prodhojne gjera konsumi.Shteti jone i varfer nuk ka qesen qe kerkoni ju
PërgjigjuTe lutem ilir kujt ti japi? Apo pse su jep ti bshk me Ruset,
Përgjigju