Meta thyen karantinën dhe ikën në fshatin e lindjes për fundjavë dhe ngushëllime: Së shpejti në Blush (VIDEO)

Presidenti i Republikës Ilir Meta këtë të dielë ka lënë zyrën dhe shtëpinë për të udhëtuar drejt vendlindjes së tij. Edhe pse në periudhë pandemie dhe izolimi ku për të lëvizur duhet një arsye e fortë, Meta ka mundur të udhëtojë në Çepan, në vendlindjen e tij ku duket shumë i lumtur.

Përveç një video që tregon natyrën, Meta shkruan: "Nga vendlindja ime, Çepani, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë!"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Meta vijon thyerjen e karantinës: Pas Çepanit së shpejti në Blush


Presidenti Ilir Meta vijon vizitën në fshatin e tij në Çepan të Skraparit. Mesditën e sotme kreu i shtetit ka publikuar një tjetër foto nga vendlindja këtë herë me zëdhënësin e tij, Tedi Blushi pa respektuar distancën. Por nuk mbaron me kaq, pasi Meta shkruan se pas Skraparit udhëtimi i tij do të vijojë edhe në fshatin Blush, që ndodhet në Kolonjë. "Me Tedin sot në Çepan, dhe së shpejti në Blush" thotë Meta.

Ora 11:44
Jo vetëm që theu karantinë, Meta shkon edhe për ngushëllime në fshatin e tij


Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto nga vizita që po bën në fshatin e tij në Skrapar. Kreu i shtetit jo vetëm që theu karantinën, por shkruan se ka shkuar edhe për ngushëllime në një familje. Specialistët e shëndetësisë kanë rekomanduar që në këtë kohë pandemi ndalohen vizitat dhe takimet për të parandaluar mundësinë e përhapjes së COVID-it. Megjithatë pavarësisht kësaj, Meta sot u nis për në Skrapar dhe po bën disa vizita në fshatin e tij.

"Në këto javë të veçanta edhe komuniteti i Çepanit humbi një nga drejtuesit më të shquar dhe me kontribute të mëdha për shumë dekada z.Servet Basho. Evidentimi prej Tij i kontributeve të jashtëzakonshme që kjo trevë dhe Çepani në veçanti dha gjatë Luftës Antifashiste, mbeten me shumë vlerë edhe për të ardhmen. Sot vizitova djalin e tij Isain, për t'i shprehur ngushëllimet e mia, por dhe mirënjohjen që ruan traditat më të mira të familjes së tij dhe mbarë këtij komuniteti patriot dhe punëdashës" shkruan Meta.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cim: 26/04/2020 20:42

    Merr injoranten tane moniken,Sali krinelin,edhe ti hajduti me i madh i te gjithe kohrave dhe hidhuni nga ndonje shkemb e te shpetoje populli shqiptar njehere e pergjithmon

    Përgjigju
  • Sufi: 26/04/2020 20:31

    Para kesaj natyre te mrekullueshme ,Tirana nuk eshte asgje ,prandaj rri se nuk ke ce do kryeqytetin

    Përgjigju
  • ymeri: 26/04/2020 17:55

    ATJE rri mor katunar I qelbet,,,e mos hajde me netirane,,,nuk do njeri me ta pare surratin...merr dhe saliun te te beje muhabet..

    Përgjigju
  • dulja: 26/04/2020 17:07

    ja dhe nje shebulle i mire bravo like a po vajte pere te pare mermeret

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 26/04/2020 13:10

    Ka vajtur te groposi Floririn qe ka vjedhur

    Përgjigju
  • Gaius: 26/04/2020 12:59

    Kujdes o z/president se mos te rrembejne ufo-t aty ku je, edhe ata ne male shkojne per shetitje.

    Përgjigju
  • Mil: 26/04/2020 12:37

    O injorant po kujt po i ben karshillek. Dhe ju o njerez qe kerkoni qe rama tju leri te dilni. A e kuptoni qe jeta sdo jete me si me pare. A e kuptoni qe po dolet do vdisni, ose ne rastin me te mire do shikoni vdekje me sy. A e kuptoni? Ca lidhje ka qe kerkoni leje si te mare tek rama? Ca lidhje ka rama? Edhe te la leje, nuk e kupton qe po dole do infektohesh? Sepse tashme ka ngelur tek ndergjegja e individit? Dhe ky injorante, fshatare e karundare presidente pervec 100 arsyeve pse duhet te futet ne burg duhet te turperohet qe jep kete shembull. O turp i vendit, vete per ngushellim fytyra jote. Ketu po flasin shkencetaret ne skaip vete ti per ngushellim. O injorant o pupull i mbaruar

    Përgjigju
  • orwell: 26/04/2020 12:02

    Te gjitha kafshet jane te barabarta, por disa jane me te barabarta se te tjerat.

    Përgjigju
    • life: 26/04/2020 19:45

      ne matematike ka vetem te barabart,as me Shum as me pak te barabart,nejse nuk jan te ter te barabart,

  • Studenti: 26/04/2020 11:54

    Kam pasur respekt per inteligjencen tuaj polktike z. President per shkak se te kesh qen faktor per 10 vitet e fundit ne balancat e pushtetit Shqipetar nuk ka qen e thjeshte. Por levizjet e fundit te etiketojne me te vertet me shprehjen “Dridhe Like beje trike”. E bere Shqiponjen sorr edhe ti!

    Përgjigju
  • Latif: 26/04/2020 11:50

    Mos ere ca na the, na preve oreksin

    Përgjigju
  • 007: 26/04/2020 10:42

    Rofsh o President

    Përgjigju
  • Fshatat: 26/04/2020 10:32

    Te dhjefsha mu ne cepan,jeni fshat injorantesh.Mburresh me injorancen? Njof disa cepanake jane shejtan-budallenj.Pse beni lajm idiotizmat e cepanakut.

    Përgjigju
  • O tej: 26/04/2020 10:12

    Thefsh qafen andej ne nonje rrepire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës