Meta uron Suedinë në Ditën Kombëtare: Vend kampion në demokraci, falë kësaj shumë shqiptarë atje kanë arritur majat

Meta uron Suedinë në Ditën Kombëtare: Vend kampion në demokraci, falë kësaj shumë shqiptarë atje kanë arritur majat

Presidenti Ilir Meta ka uruar Suedinë në Ditën Kombëtare të saj duke patur në fokus demokracinë, që sipas tij është vendi kampion në këtë drejtim. Meta thotë se falë kësaj edhe shumë shqiptarë që jetojnë në vendin nordik kanë arritur majat në të gjithë fushat.

Ndër të tjera Meta uron Suedinë në kapërcimin e situatës së vështirë me koronavirusin që ka kapluar cilindo shtet.

"Sot është Dita Kombëtare e Suedisë, një vendi kampion të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë.

Ndaj bashkë me urimin zyrtar për Madhërinë e Tij, Carl XVI Gustav, dua të shpreh urimet më të mira për të gjithë bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në këtë vend si qytetarë të denjë dhe janë faktor i rëndësishëm për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve e popujve tanë.

Ne jemi të lumtur që shumë prej tyre kanë arritur majat e suksesit në këtë vend në të gjitha fushat.
Dhe kjo vetëm falë mundësive që ofron demokracia e vërtetë. 

Madhëria Juaj, Mbreti Carl XVI Gustaf,

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta!
Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë.
Duke përfituar nga ky rast shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe të kahershme mes Suedisë dhe Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në saje të vullnetit dhe vendosmërisë sonë të përbashkët, kjo miqësi do të vazhdojë të rritet e të forcohet edhe më tej në ardhmen.

Madhëria Juaj,

Teksa pandemia COVID-19 ka goditur mbarë botën dhe vendet tona, uroj që së bashku me veprime të mirëmenduara e bashkërenduara, me mençuri dhe forcë do ta kapërcejmë këtë situatë, do të rikthehemi në normalitetin e jetës së përditshme dhe do të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Duke përsëritur urimet e mia më të mira për shëndetin Tuaj si dhe begatinë e Suedisë, ju lutem Madhëri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!"-
shkrun Meta.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suedi: 06/06/2020 11:10

    Kush ka arritur majat nga shqiptaret ne Suedi, ata qe vodhen floririn bashke me ty e i pajise me letra per ne Suedi? Te paturpshem, i njohin shqiptaret hajdutet e tu qe i shperbleve me nga nje traste me flori, se thaset i more per vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet