Meta viziton memorialin e Ibrahim Rugovës: Historia e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themele emrin e veprën e ndritur të tij

Meta viziton memorialin e Ibrahim Rugovës: Historia e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themele emrin e veprën e ndritur të tij

Meta gjatë vizitës në memorialin e Ibrahim Rugovës

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme memorialin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Ai është shprehur me shumë krenari se vizioni i tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi dhe përherë aktuale.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, është shprehur Meta.

Meta ka postuar në profilin e tij momente të vizitës së memorialit.

Presidenti shqiptar ka thënë së historia e Kosovës dhe kombit tonë ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.

Meta gjatë vizitës në memorialin e Ibrahim Rugovës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Presidenti Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës: Ndamë plot kujtime të shtrenjta në bisedën e ngrohtë!

1579449278_meta1.jpg

Pas vizitës në memorialin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Meta është takuar edhe me familjen e tij.

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova”, është shprehur Meta.

Ata kanë ndarë me njërti-tjetrin një bisedë të ngrohtë dhe shumë miqësore me plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova.

Gjithashtu kanë biseduar për Kosovën Republikë e cila më në fund është në paqe, e lirë, e pavarur, demokratike e me një bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.

Presidenti Meta me familjen Rugova
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O teh: 19/01/2020 23:54

    E kishe bllokun me vehte o kokelope Skrapari?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja