Meta vlerëson këngëtaren Eranda Libohova me titullin 'Mjeshtër i Madh': Dha kontribut të vyer në muzikën shqiptare

Meta vlerëson këngëtaren Eranda Libohova me titullin 'Mjeshtër i Madh': Dha kontribut të vyer në muzikën shqiptare

Këngëtarja Eranda Libohova dhe presidenti Ilir Meta

TIRANË- Këngëtarja Eranda Libohova është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”. Kreu i Shtetit i akordoi artistes së mirënjohur shqiptare këtë vlerësim me motivacionin:

“Për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të qindra këngëve popullore dhe tradicionale shqiptare nga veriu e deri në jug. Për kontributin e veçantë në përçimin e vlerave më të mira kombëtare, artistike e njerëzore, si një artiste me profil të konsoliduar dhe një nga zërat më të çmuar të muzikës sonë bashkëkohore.”

Gjatë ceremonisë Meta vlerësoi këngëtaren Eranda Libohova duke thënë se me kënëgët e saj ka lënë ndër breza.

 “Jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova. Eranda Libohova u rrit në një familje, ku të gjithë pjesëtarët e saj, kishin një tërheqje ndaj artit dhe muzikës. Me pasionin për këngën dhe  me një talent të veçantë artistik, ende adoleshente, ngjiti për herë të parë shkallët e skenës së artit profesionist, duke interpretuar në Festivalet e Këngës. Dueti i jashtëzakonshëm i motrave Libohova, u kthye në një simbol të muzikës argëtuese, me këngë - hite dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, kryesisht por jo vetëm me autorin e mirënjohur Agim Krajka. Çmimet e njëpasnjëshme, në projekte të ndryshme muzikore, janë shoqëruar me duartrokitjet e pambarim të publikut artdashës, që i ka mbështetur me shumë dashuri. Këto suksese i dhanë Erandës garancinë dhe sigurinë për të performuar më pas e vetme, duke krijuar një karakter krejt unik, në panoramën e këngës shqiptare, dhe duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj. Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj  këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”, u shpreh Meta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agushi: 30/10/2021 21:22

    Po no nje leke,a euro,verdhushke te dha agushi moj artiste e kohes se Enverit? Pse bini ne nivelin e fshatarit agush,mos u paraqit te marresh teneqeckat e atij, ai nuk eshte president i shqiptareve, eshte hajdut me cizme, pucu me agushin????

    Përgjigju
  • Pelioni: 30/10/2021 19:50

    O likeeee mor mo mire qe kesaj cupes ja dhe ate cmimin po Besit o lum madh kur do ja japesh , po he o debardh se besin e kena shok damixhani,hajde,baftjar,hajde,po qenke vertet i papare,si ore mbushe dynjane me dekorata e cmime dhe ke lene vetem besin dhe ata qente e sharrit,te vetmit shoke te beses qe te kane ngelur,besnikria shperblehet like...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia plan për të ndaluar punimet e samitit të paqes në Zvicër

Zelensky: Rusia plan për të ndaluar punimet e samitit të paqes në Zvicër