Meta vlerëson me titullin 'Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut', ish-volejbollistin Hysen Domi

Meta vlerëson me titullin 'Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut', ish-volejbollistin Hysen Domi

Ilir Meta dhe ish-volejbollisti Hysen Domi me gruan

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish-volejbollistin e shquar shqiptar, Hysen Domi.

Në një postim në rrjete sociale Meta thekson se Domi ka spikatur me talentin e tij, duke dëshmuar cilësi të rralla drejtuese dhe organizmi në fushën e lojës.

Domi i dha jetë volejbollit të qytetit të Elbasanit dhe falë cilësive e inteligencës së tij të jashtëzakonshme, arriti ta rendisë ekipin e këtij qyteti ndër skuadrat më të forta të vendit.

“Në vlerësim të personalitetit të tij të gjithanshëm në sport dhe në jetë, duke dëshmuar cilësi të rralla drejtuese dhe organizmi në fushën e lojës, si dhe për rezultatet e shkëlqyera të arritura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kisha nderin të vlerësoja me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut", ish-volejbollistin tonë të shquar, Hysen Domi.

Ceni, siç e njeh bota e sportit, i dha jetë volejbollit të qytetit të Elbasanit dhe falë cilësive e inteligencës së tij të jashtëzakonshme, ia arriti ta rendisë ekipin e këtij qyteti ndër skuadrat më të forta të vendit, duke u bërë një model sportiv i patjetërsueshëm dhe një simbol për të rinjtë e të rejat e brezit të tij dhe jo vetëm.

Titullar i Ekipit Kombëtar të volejbollit dhe njëkohësisht i skuadrave më të mira të asaj kohe, 'Dinamo’ dhe ‘Partizani’, kontributi i tij në zhvillimin cilësor të sportit shqiptar u kthye në një shembull frymëzimi për të gjithë. Me virtyte të larta, vizionar dhe një sportist elitar i mrekullueshëm, Domi mbetet një sinonim i korrektësisë, urtësisë dhe vlerave qytetare, por edhe i aftësive drejtuese si Kryetar Bashkie i Elbasanit dhe i organizatave më të rëndësishme sportive në vend”, shkruan Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 06/03/2021 19:45

    Hajduti te pakten ka dekoruar nje njeri model, qytetar mbi te gjitha

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 06/03/2021 19:07

    Imagjinoni ne USA presidenti te dekoroje basketbollistat e NBA me urdherin e kalorsit te Xhorxh Uashingtonit.Meta dhe Nishani presidentet me karagjoza te planetit.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 06/03/2021 16:08

    Po ket temin kur do e dekorosh o hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete