Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i Madh' Ylli Bakën: Ka me miliona klikime në rrjetet sociale, është ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe botë

Meta vlerëson me titullin 'Mjeshtër i Madh' Ylli Bakën: Ka me miliona klikime në rrjetet sociale, është ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe botë

Ylli Baka dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka.

Motivacioni i kësaj dekorate sipas presdencës ka qenë: “Me mirënjohje për përpjekjet e suksesshme dhe arritjet e shquara në prezantimin dhe ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj brenda dhe jashtë vendit. Për kontributin e shquar në fushën e kulturës, në interpretimin e rrallë të këngës popullore, por edhe në mbrojtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si pjesë e fondit të artë të Folklorit Kombëtar”.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar familjarëve dhe personaliteteve të artit, të pranishëm në ceremoninë solemne të dekorimit, Presidenti Meta theksoi se Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit.

Ndër të tjera Meta shprehet se Baka ka miliona klikime në rrjetet sociale dhe është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

"Këngët e tij nuk janë thjeshtë kënge polifonike tradicionale të trevave Labe, të Tepelenës, të Skraparit, të Lumit të Vlorës apo Këngët e Bregut të Himarës e Pilurit, por janë krijime të reja me individualitete, bazuar në motive popullore.

Tematika e këngëve të Ylli Bakës është e gjerë dhe e larmishme dhe prek shumë aspekte të jetës së përditshme, nga temat shoqërore, ato lirike e sociale, e deri tek temat patriotike që Ylli i këndon me tërë pasionin e shpirtit të tij. Karriera artistike e Ylli Bakës filloi rreth 16 vite më parë, kur u prezantua para publikut në një koncert në qytetin e Tepelenës. I lindur dhe i rritur në Tepelenë, por edhe me një lidhje të veçantë me Skraparin, nga vjen nëna e tij, Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit.

Ylli është një interpretues i talentuar dhe i veçantë, që bashkon korifeun e këngës Labe të Bënçës, Mjeshtrin e Madh Golik Jaupi, me këngën e Skraparit të kënduar nga legjenda  e iso-polifonisë toske, Demir Zyko. Në rrugëtimin e tij këngëtari Ylli Baka ka kënduar me qindra këngë dhe ka prodhuar disa dhjetëra videoklipe, që mbajnë individualitetin dhe firmën e tij. Me miliona klikime në rrjetet sociale, Ylli Baka është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Koncertet e Yllit brenda dhe jashtë vendit janë një moment gëzimi dhe feste për publikun artdashës, i cili i jep pa kursim duartrokitjet. Vit pas viti Ylli Baka e ka konsoliduar personalitetin dhe individualitetin e tij artistik dhe me zërin e tij të veçantë është kthyer në një ndër figurat më të dashura për publikun dhe popullin shqiptar.Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngës popullore të Jugut, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, vlerësoj z.Ylli Baka me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lule: 23/01/2021 09:22

    Per Te.qar.dhe.jo Per mjeshtre Te.math Sa.dinte Stergjyshi.im Te.kendonte.di.dhe Yllipijanecipresidednti.me Duket.se.i.ka Mbaruar Detyrat.i Ka.vene Ne.vijeshqiperia Ka Plot Mjeres Per.dekurimele Te Lavderoje.dhe Te Miret Me Njerzit.qe.skan.buke.dhe.ku.flen.w.mjera Shqiperi Qe Po.vuam.nga Keta.drejrus

    Përgjigju
  • Vërzhezha: 23/01/2021 08:17

    Po pasaportën ja dhe more?!

    Përgjigju
  • Mondi: 22/01/2021 22:41

    Ja niveli yt z.president pa dashur te fyej z.baka deri tek tallavaja.edhe jevgjit po thone qe je dora e tyre. Je turpi i shower is se kulturuar shqiptare

    Përgjigju
  • Malesori Trim: 22/01/2021 21:58

    Ta gezoje Baftjari me raki Skrapari Ilir metovici mire bere i dhe dekorate Ylli Bakajt Memaljot.

    Përgjigju
  • Ardian: 22/01/2021 21:07

    Per sot e mbushi tete orarshin

    Përgjigju
  • Hahahah: 22/01/2021 21:06

    Hahahaha o ca presidenti humorist qe kena, o qr ca skrapaliu varikars, i jep titull se miliona klikime ne youtube!!! Po Mandi nishtulles ka me shume, noizy, era istrefi ene plot te tjere o varikars koklope

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës