Meta zbardh takimin me ministrin grek, 'harron' të vërë maskën: Marrëveshja e detit në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara, me legjislacionin e dy vendeve dhe Kushtetuesen

Presidenti Ilir Meta, ka zbardhur takimin që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, por ajo që vihet re është se presidenti është shfaqur pa maskë që në fillim të takimit.

Gjatë bisedës me të Meta shkruan se ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, ku ka shtuar se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë.

"Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Sh.T.Z. Nikos Dendias.

Vlerësova marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksova se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata", shkruan Meta.

Kurse për çështjen e detit presidenti thotë se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

"Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë", shton ai.


Lajmi kryesor:

Takimet e Dendias/ Meta s'ndryshon 'pllakë': Marrëveshja e detit në përputhje me Konventën e OKB, me legjislacionin e dy vendeve dhe Kushtetuesen! Basha si Rama: Zgjidhja përmes Gjykatës Ndërkombëtare


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë