'Metallica' anulon dy koncerte të rëndësishme, rëndohet gjendja e vokalistit

'Metallica' anulon dy koncerte të rëndësishme, rëndohet gjendja e vokalistit

'Metallica'

"Metallica" anulon pjesëmarrjen në dy koncerte të rëndësishme muzikore, të planifikuara në fund të këtij viti për shkak të gjendjes së rënduar të vokalistit, James Hetfield.

Këngëtari i grupit të famshëm ka pasur prej kohësh probleme me drogën dhe alkoolin, por tashmë po përpiqet tsa kapërcejë.

Në shtator të vitit 2019, Hetfield u regjistrua në një qendë rehabilitimi, gjë që solli ndryshimin e disa prej planifikimeve të grupit.

Përmes një mesazhi, Hetfield i kërkoi publikisht ndjesë fansave.

“Familja e dashur e Metallica-s, më dhemb shumë që më duhet ta them këtë, por nuk do të jem këtë vit në Columbus dhe Louisville.

Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave që kanë blerë bileta në këto festival. Po punojmë me organizorët e tyre për të siguruar rimbursime”, ka shkruar ai.

Në vend të Metallica-ve, në festivalin “Columbus’ Sonic Temple”, i cili do të mbahet në muajin maj, dhe koncertin e  “Louisville’s Louder Than Life”, të planifikuar në shtator do të marrin pjesë grupet  “Red Hot Chili Peppers” dhe “Tool”.

Vokalisti James Hetfield

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhani: 30/11/2022 09:29

    kenge qe nuk sjelle asgje te re, they are already dead

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri